• |
ide | kryesore

Rama shigjeton Metën dhe Berishën para ambasadorëve: Kërcënime me sfurqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një darkë me ambasadorët e akredituar në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka shigjetuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse nuk ua përmendi emrin, referenca ishte e qartë kur përmendi sfurqet si “kërcënime groteske për reformën në drejtësi” apo kur tha se ka “rikthime në skenë në emër të sovranitetit, dinjitetit, pastërtisë”.

“Të marrim reformën në drejtësi. Bëmë gjithçka u desh për të nisur reformën në drejtësi pas 25 vitesh dështim. E bëmë me një angazhim të palëkundur, duke marrë përsipër të gjitha kostot në një mjedis armiqësor dhe hera herë edhe të rrezikshme politikisht, duke u përballur me kundërshti edhe brenda ish-koalicionit tonë.

U premtuam njerëzve se sistemi i ri i drejtësisë që sjell drejtësi për të gjithë më në fund po vjen dhe unë ende e besoj fort që është kështu. Por duhet kohë, shumë më tepër kohë sesa koha që fluturon në mënyrë të pamëshirshme, e kësisoj ndërkohë rezultatet vijnë thjesht shumë ngadalë për njerëzit e këtij vendi, të cilët kanë pritur pafund të jetojnë në një vend ku gjithkush është i barabartë para ligjit.

Duhet durim, shumë më tepër sesa i ka mbetur një kombi, ndërkohë që figurat më të dyshimta të së shkuarës gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë në emër të sovranitetit, dinjitetit, pastërtisë” – tha Rama. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ha mut o i gjirizeve te Parisit! Per ç’far reforme e ke fjelen, per ate reforme qe nuk te heton per megavjedhjet e tua dhe qeneve qe ke per rreth? Skizofren toksik!

    1. Socio/psikopat, Kur është hera e fundit që ke ngrënë kaq shum sa sot?! Sofizmat e tua vetëm të verbrit i hanë.

  2. Ato lodra shitua ambasadoreve ” lolo” jo shqiptareve o race e menderosur ! Cdo sistem I pavarur drejtesie do te kishte cuar prapa hekurave per te mos dal kurre ! Ptu mashtrus ordiner! Ne te stateme ke per te perfunduar hiene eposhter!

  3. Në duelin që po zhvillohet në prime time në emisionet televizive, Lulzim Basha po arrin më shumë shikueshmëri sesa Sali Berisha.

    Sipas të dhënave në rrjetet sociale të tyre, Basha që ndodhet i ftuar në Open në Top Channel po shikohet live në Facebook nga më shumë se 11 mijë shikues, kurse Sali berisha me vetëm 4.8 mijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *