• |
ide | kryesore

Tension edhe në degën e PD në Elbasan, dyert mbyllen me dryna

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tension edhe në degën e PD-së së Elbasanit. Sekretari i degës për këtë degë Blendi Himçi bëri një kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit për ndryshimin e bravave dhe mbylljen e zyrave të selisë së degës së partisë demokrate të këtij qyteti.

“Akt i turpshëm, ne nuk ndalemi. Nesër do të hapim zyrën”, – u shpreh sekretari Himçi para medieve që dihet se është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Si sekretar i degës nuk kam kryer detyrën time. Ne nuk ndalemi nesër do të hapim derën e PD për të ushtruar funksionet tona. Të shtunën do të bëjmë referendumin në ambientet e PD”, – tha ai.

Ndryshimi i bravave të dyerve të zyrave së degës në Elbasan u denoncua gjatë pasdites edhe nga deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Ka reaguar edhe PD me anë të kryetarit të degës Eugen Isaj i cili tha dyert janë të hapura dhe kushdo mund të vijë në PD. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *