• |
ide | kryesore

Ben Affleck reagon pas kritikave për komentet mbi ish bashkëshorten

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Ben Affleck  ka reaguar së fundmi ndaj kritikave që mori pas komentit për ish bashkëshorten , Jennifer Garner.

I ftuar në emisionin “The Howard Stern Show” , Ben foli për varësinë e tij nga alkoli dhe sesi kishte ndikuar në martesën e tij me Jennifer. Por, shumë njerëz i interpretuan komentet e tij  si fajësim për ish-bashkëshorten. “Ne ndoshta do të kishim përfunduar duke i vënë duart në fyt njëri-tjetrit. Ndoshta do të kisha pirë ende. Një nga arsyet pse nisa të pija ishte sepse ndihesha sikur kisha ngecur diku,” u shpreh aktori. Mirëpo, gjatë një interviste në “Jimmy Kimmel Live”, Affleck deklaroi se komentet  ishin pjesë e një interviste të përzemërt dhe të dy e respektojnë njëri-tjetrin dhe  kujdesen për tre fëmijët e tyre.Sipas tij, mediat duan  klikime dhe e bënë të duket si “djali i keq, i pandjeshëm, budalla dhe i tmerrshëm”.”Është pikërisht e kundërta e asaj që jam unë,” tha ai. “Unë kurrë nuk do të doja që fëmijët e mi të besonin se do të thoja një fjalë të keqe për nënën e tyre.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *