• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 11 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus.

Nga ana tjetër, për fat të mirë nuk është shënuar asnjë i vdekur nga virusi.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës. Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941.

Në total numri i rasteve aktive është 317.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *