• |
ide | kryesore

KLP shkarkon nga detyra prokurorin Shkëlqim Kokona

-Instant, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, Shkëlqim Kokona. Hetimi disiplinor ndaj Kokonës ka nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike. Nga hetimi disiplinor mbi veprimtarinë hetimore të magjistratit në periudhën 2018-2021 u provua se ai ka refuzuar në mënyrë të përsëritur dorëzimin e dosjeve, ai nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore; ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë dhe mosnxjerrje të urdhërave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim.

Hetimi disiplinor i ILD provoi se nga ana e Kokonës, ka patur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e adminstratës së prokurorisë dhe të gjykatës. Sjelljet e prokurorit kanë sjellë shkelje të rënda profesionale, diskretitim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *