• |
ide | kryesore

Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Ngrihet Komisioni për Organizimin, përcaktohen vendet ku do të bëhet votimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Më 18 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij organizojnë referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Votimi për shkarkimin e Bashës do të nisë nesër nga ora 08.00 e mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 17.00. Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ngritjen e Komisionit të Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale me qëllim organizimin dhe drejtimin e procesit të referendumit. Kryetare e këtij Komisioni është caktuar Albana Vokshi dhe anëtarë janë Ervin Minarolli, Eno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja. Ky Komision ka përgjegjësi të organizojë, mbikqyrë dhe të drejtojë procesin e referendumit deri në nxjerrjen dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Mësohet se në degën Krujë, me 700 anëtarë, do të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, në Fushë-Krujë dhe votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore, ku është dhe zyra e partisë. Në Kruje e Thumanë votohet në lokale, ambiente të marra me qira dhe materialet kanë shkuar në të dyja degët e PD. Në bashkinë e Korçës ka vetëm një qendër votimi, që do të jetë tek ish-kinema Millemium. Po ashtu edhe në Pogradec do të votohet te kinemaja e qytetit.

Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë të PD me të drejtë vote, ndërsa janë ngritur 4 qendra votimi. Një qendër votimi do të jetë në Pallatin e Sportit, në Lazarat do të jetë në një lokal në qendër të fshatit, në Libohovë në një lokal në qendër të qytetit dhe në Urën e Kardhiqit do të votohet te ish-zyra elektorale e PD.

Në fletën e votimit për këtë Referendum që, sipas Berishës do të rikthejë shpresën dhe lirinë, ngrihet një pyetje: “A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e kryetarit të PDSH Lulzim Basha? 

Po, (dakord me shkarkimin)

Jo (kundër shkarkimit)

Në po të njëjtën ditë, pra në 18 dhjetor, në orën 11.00 do të nisë edhe Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga PD.



6 Comments

  1. Po Elbasani qe s’ka akoma kinema????
    Ridhjerja e la qytetin pa kinema(ishte kinema Millenium, por u prish per nje pallat 14-katesh fiks ne 2013-en)
    Ku di te votoje??

  2. Nga afera e “Rrugës së Kombit”, pakti i detit me Greqinë e deri tek protesta e 21 janarit: Tri të vërtetat e parrëfyera Berisha-Basha

  3. do e shkarkojn nga lokalet. me then te drejten basha eshte byth pambuk po kjo levizje per nga menyra si u be, le dyshime te forta qe nuk e ka dash vet Berisha legjitimitetin e saj. mund ta nzirrte bllof Bashen e te shkonte me mbeshtetesit e vet ne kuvendin e thirrur nga vet Basha. duhej ber nje kuvend i vetem e te mateshin realisht forcat. po duket sikur as Berisha nuk e ka dash ket gje. kushedi ku fle lepuri.

  4. Pastaj mos harroni se ka dhe nje variabel tjeter ekuacioni. te dy si Basha si Berisha din shum po shum fare per njeri-tjetrin dhe xjerrin nanji gjo te vogel sa per santazh, se po folen tamam asnjeri nuk del pa lagur.

  5. Shqipëria po le nam
    Në gjithë botën anë e mbanë
    Do të bëjmë referendum
    me thirrjen dum-baba-dum
    Do të heqim plakun Basha
    e do vemë djaloshin Berisha
    Vetë firmosim e vetë vulosim
    pa kontroll ne vendosim
    Hoqëm dorë nga Amerika
    e do shkojmë në Viçidol
    Nuk na duhet as Europa
    mund të shkojmë në Stamboll
    Aleat kemi Imamin
    gjeneralin liberator.
    Kemi presidentin Meta
    që i di mirë punët e veta.
    Do të bëjmë revolucion
    na mbështet Topi kanaleve
    Edhe Rama na pranon
    se e shpëtojmë prej halleve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *