• |
ide | kryesore

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon njoftimin: 325 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimin e kësaj të shtune në lidhje me situatën pandemike në vend. Ministria njofton se nga 3109 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 325 qytetarë. Po ashtu në njoftim raportohet se 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit: një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Njoftohet gjithashtu se janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *