Momente tmerri për Antonio Di Natalen, i grabitur mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e tij në Empoli. Sipas asaj që mësohet nga policia, një grup prej të paktën pesë personash ka vepruar i organizuar kundër trajnerit aktual të Carrareses, të cilin e priti dhe bllokuar jashtë vilës së tij. Njëri prej kriminelëve i kishte drejtuar armën në kokë, duke e bërë që ti dorëzonte orën që mbante në puls me vlerë rreth 30 mijë euro.
Grabitja ka ndodhur, rreth orës së darkës, në sy të familjes së ish-sulmuesit të Udineses, që dikur refuzoi edhe Juventusin për të qendruar në Friuli. Panik edhe për gruan, fëmijët dhe vjehrrit e trajnerit, pavarësisht, se për momentin nuk ka persona të lënduar nga kjo rrethanë. Hetimet vazhdojnë nga policia për të përcaktuar cështjen në të gjitha aspektet.