• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i pamëshirshëm: 0-2 në Bolonja është rezultati i pestë i pastër në 7 ndeshjet e fundit

-Instant, F1, Sport, Video



Juventus nuk gabon në Bolonjë dhe iu rikthye fitores. Në javën e 18 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti 0-2 atë të Mihajlovic dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve në renditje. Në Dall’Ara, Morata (6′) shfrytëzoi menjëherë një asist preciz të Bernardeschit për të zhbllokuar ndeshjen, pastaj në pjesën e dytë kuqeblutë u përpoqën të reagonin, por mbrojtja e Juventusit rezistoi dhe Cuadrado (69′) e mbylli ndeshjen me të djathtë fantastike.

Në mjegullën e Dall’Aras, Juventus zgjeroi serinë e fitoreve të njëpasnjëshme kundër Bolonjës, duke shënuar të njëmbëdhjetin: ndeshja përfundoi 2-0 për bardhezinjtë, falë golit të Moratas, i dyti radhazi, dhe dyfishimi në rikuperim nga Cuadrado. E për Juven është fitorja numër 78 ndaj emilianëve, në humbjen e tretë radhazi në kampionat ashtu si nuk kishte ndodhur që nga tetori i 2020-ës. Për Juven ka edhe një tjetër portë të paprekur, e pesta në shtatë ndeshjet e fundit të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *