• |
ide | kryesore

Bilanci i numrave/ Si është ndarë PD pas 18 dhjetorit

-Instant, Kryesore



PD-ja është futur në një debat shurdh-memecësh ku asnjëra nga palët nuk do të dëgjojë tjetrën dhe ku secila nuk njeh vendimet që merr kundërshtari. Kështu ka ndodhur edhe të shtunën e 18 dhjetorit, ku njëra anë ka hequr qafe Bashën dhe tjetra Berishën.

Në Kuvendin e 18 Dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë, pas miratimit të rezolutës për të pastruar PD nga “non grata”-t. Ndërsa Berisha nga ana tjetër, organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të numrit një të Partisë Demokratike. Rezultati i referendumit në të cilin shpesh u votua nëpër bare, ndonjëherë edhe në natyrë, si në Sarandë apo Delvinë ishte vijim i kongresit të datës 11 Dhjetor, i cili gjithashtu e shkarkoi Bashën me votim të fshehtë.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Po pas këtij procesi me tre etapa kush e ka shumicën në PD?

Lapsi.al ka bërë një shikim të shpejtë të këtij trekëndëshi vështirësisht të zbërthyeshëm.

Referendumi

Ndonëse Berisha dhe Albana Vokshi shpallën shifrën prej 43385 militantësh që kanë votuar për shkarkimin e Bashës dhe ata ftuan këdo për të bërë verifikimin, referendumi i organizuar nga Foltorja është krejtësisht i paverifikueshëm. Me lista shpeshherë jo të sakta, me komisione që përbëheshin vetëm nga besnikë të së njëjtës palë, publiku e ka të vështirë të bindet për shkarkimin e Bashës me “një anëtar një votë”. Në këtë pikë, referendumi i Berishës ishte më tepër një provë force dhe tregim muskujsh, sesa një çertifikim legal i shkarkimit të Bashës.

Kuvendi i Berishës

Nga të gjitha ngjarjet e fundit, kuvendi që u zhvillua në 11 Dhjetor në stadiumin kombëtar ishte më bindësi dhe më i verifikueshmi. Firmëtarët për mbledhjen e tij u shpallën publikisht, me emra dhe mbiemra para selisë së PD-së. Për ta, nuk pati pothuajse asnjë kontestim nga pala kundërshtare. Delegatët e tij pasi u bënë publikë hynë në ditët e kuvendit me kartë të personalizuar delegati, të shoqëruar nga karta e identitetit. Mbështetësit e Foltores arritën të tregojnë se ata e kishin shumicën dërrmuese të Kuvendit Kombëtar, gjë që i jep atyre legjitimitet në bazë.

Bllofi i “shumicës”, kamera hyn pas Bashës në Pallatin e kongreseve/ Kanë votuar vetëm 1958 delegatë

Kuvendi i Bashës 

Në mes të trejave tubimi që bëri Basha në Pallatin e Kongreseve ishte farsa më qesharake. Nëse referendumi i berishistëve nuk dha prova besueshmërie, por as nuk iu kapën fakte manipulimi, tubimi i PD-së zyrtare u kthye në estradë. Fëmijë dhe pastruese të selisë që votonin në sallë, video të rojtarëve të derës që konfirmonin se jo delegatëve, por kujtdo me kartë antarësie i lejohej hyrja, treguan se meraku i vetëm i grupit të vulës ishte të mbushte sallën me 1900 vende.

Një verifikim i mëpasshëm me kamera live, për të parë sa vende kishte salla, nxori bllof organizimin duke vërtetuar se aty nuk kishin votuar (edhe nëse të gjithë do kishin qenë delegatë) jo më shumë se 1/4 e kuvendit.

Kongresi i Bashës, Plas gallata e memeve në rrjet

I vetmi sukses i Bashës ishte se në tubimin e vet kishte më shumë deputetë se ata që mbështesin Berishën dhe më shumë kryetarë degësh të partisë në rrethe.

Pra nëse mund të nxirret një konkluzion nga përballja e dy grupeve mund të thuhet se në piramidën e PD-së, Basha është më i fortë në majë, ndërsa sa më poshtë zbret në bazë, aq më e madhe duket fuqia e Berishës. I pari kontrollon kryesinë, ndërsa i dyti antarësinë.

©Lapsi.al



44 Comments

  1. Referendumi i Berishes. Vet organizon, vet voton, vet numeron, vet certifikon rezultatet. Si ne kohen e PPSH, 99,99% votojn per ate qe do Berisha. Ca thiatro, ca gallate.

      1. PD-ja është futur në një debat shurdh-memecësh ku asnjëra nga palët nuk do të dëgjojë tjetrën dhe ku secila nuk njeh vendimet që merr kundërshtari

        bushat ja ut kot, berisha ka kohe qe i thote hajde numeroji, verifikoji, merr pjese, etj basha i iken ketij muhabeti , basha i iken edhe vetes se vet

        bushati tregohu i baraslarguar por korrekt, e dime qe e urren berishen por basha eshte nul koplet

      2. Hajde pis ti qiva ato ropt e shtepis, te qi me ca pre permban pragu shpis e lista e dasmes o fisqir 80-leksh. Te duket vetja rambo ty o moterqir. Takohemi kur te duash po sti shkerdheva grat e shpis live.

        1. Mjafton të lexosh kësij komentesh rrugaçërore me sharrje banale, që të kuptosh se për çfarë “shumice të bazës” bëhet fjalë.
          Edhe njëmijë vota kësij rrugeçërisht, nuk mund të barazohen me një përfaqësues të zgjedhur me formim intelektual.
          99.99% e shqiptarëve për gati 5 dekada “votonin” diktatorin Enver Hoxha.
          Por a mund të quheshin ato votime të lira demokratike me një parti të vetme ?
          E para e punës, ajo shifër votuesish përfaqësonte vetëm 50% të shqiptarëve pasi pjesa tjetër që nuk kishte triskën e “frontit demokratik”, pra që konsideroheshin të “deklasuar” , nuk lejohej të votonte.
          Së dyti, votimet e atëherëshme kontrolloheshin vetëm nga ish sigurimi se mos kishte hyrë ndonjë “armik i partisë” në qendrat e votimit, e “numëruesit” e votave e bënin formalisht ate gjoja numërim pasi rezultati nuk ndryshonte kurrë.
          Së treti, e më kryesorja, meqë në ato votime votohej vetëm për “udhëheqësin e lavdishëm” e për partinë e punës, pasi nuk kishte parti e udhëheqës tjetër.
          Tragjikisht pas 30 vitesh këtë lloj votimi në formë referendumi, e ktheu përsëri si model një pjesë e partisë demokratike, e lideri i kahershëm i saj, doktor Berisha.
          Besoj se nuk e kanë haruar shqiptarët se diku në fillim vitet 90-ë, me kërkesën e Berishës si president i asaj kohe, u bë një referendum për të shtuar kompetencat e presidentit.
          Të tmeruar nga kulti i individit i Enver Hoxhës, shqiptarët votuan në shumicë në ate referendum, kundër fuqizimit të pushtetit të një njeriu.
          Një tjetër ngjarje që e dobësoi rrugën e demokracisë në Shqipëri, ishte marëveshja Berisha-Rama që i shtonte kompetencat e kryeministrit në mardhënie edhe me presidentin, edhe me parlamentin..
          Pasojë e asaj marëveshje është edhe kulti i Berishës në mandatin e dytë të qeverisjes si kryeministër, e shumë më keq akoma qeverisja “monarko-socialisto-kanabiste” e Ramës kryeministër në këto 9 citet e fundit.
          Është sulmuar Basha për marëveshjen e 2017-ës me Ramën, ku me ndërhyrjen e Partisë popullore europiane e të qeverisë amerikane. u gjet një zgjidhje që një muaj para zgjedhjeve, për ti kontrolluar ato, u ra dakord që në disa ministri e drejtori ministrore, përkohësisht të emëroheshin politikanë të opozitës demokratike.
          Kjo marëveshje nuk funksionoi jo për faj të Bashës, por për faj të Ramës, e kjo u dëshmua me dosjet e famëshme të manipulimit të votave në Durrës.
          Në tre muajt që funksionoi formalisht kjo “bashkëqeverisje”, Rama asnjëherë nuk e thirri Këshillin e ministrave e komunikonte vetëm me ministrat e tij, e bashkitë që kishte në kontroll.
          Kemi degjuar vetëm bisedat e përgjuara të Gjushit të Durrësit, por të atilla biseda janë bërë me siguri me.
          të gjithë kryetarët socialistë të bashkive.
          Pse pranoi Rama që një muaj para zgjedhjeve, në qeverinë e tij të futeshin provizorisht edhe disa ministra të PD ?
          Sepse manipulimi me blerjen e votave me para droge, apo sigurimin e tyre me kërcënime të bandave mafioze të drogës, kishte muaj që kishte filluar .
          Gjatë zgjedhjeve u ruajt fasada e jashtëme e rregullit e policia që kishte qënë untergrund pjesmarëse në grumbullimin e votave për PS, në proçesin e votomit ndejti larg.

          Gabimi i Bashës që e ka pranuar publikisht, ishte se i besoi premtimit të Ramës, por edhe garancisë së ndërkombëtarëve se zgjedhjet do të ishin të rregullta dhe të monitoruara prej tyre.
          Që nga zgjedhjet e 2017-s e nga marëveshja Rama-Basha, ky i fundit ra nën zjerrin e sulmeve jo vetëm të atyre ish krerëve të PD si Patozi, Topalli, Imami etj që u larguan nga postet e tyre , por edhe të mediave të majta, që ndonëse mbajnë qëndrim kritik ndaj “tradhëtarit” të PP që u kthye në “kapitalist”, por e urrejnë me shpirt partinë demokratike që rrëzoi sistemin enverist diktatorial.
          Është shumë interesant fakti se pikërisht mediat më të fuqishme që fare haptazi mbështesin Ramën, në “duelin” Berisha-Basha, po mbrojnë haptazi Berishën.
          Jam i bindur se ky qëndrim i tyre, është kërkesë e Ramës, pasi llogjikisht atij i intereson shkatërimi i PD, e duke patur parasysh deklaratën amerikane se DASH nuk do të njohë Partinë demokratike të drejtuar nga Berisha i shpallur si non grata, bëjnë propogandë që të fitojë ai që të shkrihet PD

  2. Kur te dali neser Berisha te thot ishin nje milion. Ne fund te fundit kush i kontrolloi? Keta votun neper lulishte

        1. Come Pekar po te thot te verteten o summit rilindas ne demokraci shumica drejton ne ps po te ngresh zerin ti qin te katermbedhjetat prandaj vazhdon vjedhja rilindasit gezonin kur shembej pallati I bashes ne vlore por edvini I dha 14 milion euro bashes nga taksat tona nga te raskapiturit e ballkanit asnje udheheqes ne bote nuki ka thyer recorded ne vjedhjen e popullit si edi rama ai me para tani vazhdon te kompromentoje edhe opziten me lul bashen ky eshte krimi me monstrous qe ndodh ne shqiperi

  3. Ky do na sjelli demokracin qe se solli dot per 30 vjet. Tani qe i kan ngel ca pak vjet, tani do na e sjelli me vertet. Ja e beri nje votim demokratik alla partia e punes. Ca turpi, ky tall bolet me njerezit dhe i konsideron dele dhe prap ka kara qe japin jeten per te.

    1. demokracine ershi nga nje grupku me i spikaturi ishte berisha, zemi etj me rradhe. berisha eshte presidenti i pare i zgjedhur ne menyre demokratike, i pari qe futi shqperine ne KE, i pari qee futi ne nato i pari qe e beri shqiperien pa viza ne EU, i pari ne shume pika hisstorike te shqiperise ne keto 30 vjet. ka merite kryesore ne shumeaspkete, si lider i PD dhe i udheheqes i shqiperise. Per keto ai e kavendi ne hisstori dhe meriton respekt pa fund nga te gjitheshiptaret ne rajon. kete e tregojne sondazhet edhe sote kesaj dte fugshqyer

      patjeter qeka bere gabime, dhe nje gabim eshte i tij eshte lulqimi,

      por energjia dhe gjalleria qe e karakterizon dhe shume veti te tjera e bejjne ate perseri te pelqyeshem si lider.

      sa per dele, ah sa per dele, , mjaftojne 780 mije dele qe edi rama i perdhunon cdo dite ne cdo menyre te mundshme dhe qe e votojne si dele

      keta jane delet e vertete fugshklyms

      as mos u mundo te thuash qe basha nuk votohej etj apo se eshte i blere etk. Dihet qe eshte kokrra e kurves, por ti qe voton ramen je dele me leshin naaa. Dele ke mundesine qe te mos shkosh ne votime. Dhe, po e hodhe voten per ramen nuk i thua dot dele te tjereve. Demin, vjedhjen , drogen, korrupsionin e ben ai qe ka celsat e shtetit. zyrtaret , servilet, legenat etj i shkojne nga pas atij qe ka celsat e shtetit.

      Saliu NUK ka asnje pushtet pervecse zerit te tij dhe fjales se tij . gjindja i shkojne ne foltore e kudo sepse ai ka kurajon dhe guximin per ta kthyer disfaten ne fitore, per te qendruar tundimit, per qendresen ndaj rames, dhe mbi te gjitha per te qene fitimtar. ja perse njerezit e besojne, ai eshte fitimtar, eshte njeri qe ka fjale , dhe mban marredhenie korrekte .

      lulshqym edhe fugshklym

  4. Keta nuk bejn dot nje proces demokratit brenda partis se tyre, cfar garancie mund ti japin shqiptareve? Te dy organizimet tamam sikur zgjidhej byroja e PPSh. Te gjith pro e asnje kunder, ose nonji tek tuk sa per te shpall ndonje armik te brendshem

    1. Kryesia eshte nul pa antaresine.
      Antaresia ka ne krye jo vetem Berishen themeluesin, por dhe themeltaret veterane aktive te partise.
      Ligjerisht dhe realisht Berisha fiton.

      Shkrimi gabon kur bie ne batakun e Edvin Rames qe percakton ‘te paverifikueshme’ votat ne mungese te sallave. Eshte pergjegjesi e sistemit elektoral te gjeje mjetet te shkoje tek vota per verifikim po kush te shkoje Celibashi i Edvin rames?

    2. Mire e ke o byrazer por vetëm haron se dymetroshi i bie fare shkurt kësaj pune.
      Ai as që e mbledh fare ppartinë për të dhënë llogari për qeverisjen e nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje mbrenda partisë, që në kohën e Lakrorit.
      A mund të imagjinosh që në Partinë socialiste të bëhet ndonjë Kuvend si ai i 18 dhjetorit, që shumica e diskutantëve kritikuan veç Berishës edhe kryetarin e tyre aktual ?
      Kujt ja mban në PS që të thotë ndonjë fjalë kundër pashait dymetrosh ?
      E provoi, Blushi, Islami, Malaj e deri spurdhjaku Braçe që ta kritikonin e fluturuan nga partia.
      Po atë punë ka bërë edhe Berisha e ndoshta më shumë. ama ai nuk e mban “inatin” gjatë.
      Është përplasur e çfari nuk i ka thënë njeri tjetrit me Metën, e tani i janë kthyer përsëri muajit të mjaltit.
      Imami pat dalë mbi tank në 1997 për të përmbysur “diktatorin” Berisha, e pas 8 viteve ky e beri ministër të mbrojtjes.
      Po kështu ka ndodhur me Dash Shehun, Rulin, Pollon e të tjerë e sot këta farë politikanësh pa dinjitet i dalin atij në mbështetje, vetëm se morën një post ministri apo deputeti.
      Berisha na flet sot se po mbron “dinjitetin” e tij të shkelur nga akuzat e DASH, dhe nuk kujtohet se Meta si kryeministër urdhëroi policinë dikur ta arrestojë, e tani e quan ate mik.
      Asnjëherë nuk kemi dëgjuar që Basha të sulmojë publikisht Topallin apo Patozin, ndonëse ata nuk kanë lënë studio televizionesh të Ramës pa shkuar për të vjellur helm kundër tij.

      1. nuk jane akuza, jane shpallje publke, pra je non grata dmth nuk hyn ne Amerike

        SEPSE KORRUPSIONI I MADH I BERISHES ESHTE RREZIK MADHOR PER AMERIKEN

        kuptoje mire ku shkon absurdi, korrupsioni i Sales, pas 9 vitesh pa vule pa firme eshte RREZIK MADHOR PER AMERIKEN

        nese i thua ketegje dikujt qe e ke pas ngrijt ne qiell dhe qe ska asnje rekord korrupsioni edhe pas 9 vitesh ne opozite 2013-2021 , as ne 1997-2005 nuk ka asnje rekord hetimi pse nuk qenka cenim i dinjitetit??

        Non Grata ishte akt politik qe pranohet, por qe u nis nga Tirana jo nga a merika. Dhe levizja e berishes eshte poshtu politike, ne amerike ngrihen dyshime se po abuzohet me non grata ne menyre partizane, pra po goditen nje pale nderkohe qe jane ok te goditet edhe rama, gje qe sndod per sa kohe con valixhet tek sorros tek escobar dhe kim fytyre bytha
        ne france ngrihet ceshtje pse amerika paska te drejtet te denoje pa proces te rregullt, pshca ndodh psh po te thoneqe sarkozy non grata, ose merkel non grata, pra per aletaate behet fjale, sepse kundersshtaret non gratat i kane medalje ne kraharor.
        dhe kjo politikisht e demton ameriken ne syte e francezeve dhe europes, nje arsye me shume ne nje kohe kur amerika te le ne balte si ne afganistan.levizjet e bersihes jane minimaliste por ai burre pati bythe dhe i beri. miqte e tij ne washington e perkrahin. sepse kjo bote sic ka armiq ka edhe miq

        berisha ka patuar njeproblem gjate mandatit te tij te pare 1992 1997, sepse shume njerez i dolen fjale dhe shume te tjere abuzuan qellimisht me puhtetin qe kishin nga berisha. 8 vitet e opozites 19972005 ishin shkolle politike per berishen

        njeriu shihet ne dinamizem dhe nje vleresimobjektiv behet ne teresi, nuk merren copeza, apo ngjarje te vecanta per te justifikuar perfundimet e gatshme

        1. Po qe për “debat” me prapanicë, nuk më ke për këtë punë, bëje me ndonjë shokun tënd këtu se ka shumë të tillë që përdorin këtë fjalor rrugësh.

  5. BASHAr Al Asadi dhe KIM Jong Uni nuk do ta ndryshojne dot vullnetin e demokrateve shqiptare.
    Jemi ne vendin tone, ne shtepine tone!

      1. Mund te jesh idiot, po jo aq sa te besosh se sallen me 2000 vende e ngjeshen me kompresor dhe futen 5004 kandidate.

        1. na fal se e lexova gabim Berisha,

          basha nuk rri fare me asnje nga ata, ata jane kriminele gjakftohte, basha mbush pampersin sa here vete sala ne seli, o edi me mbro te lutem , do bej ca te duash ti vetem me mbro se erdhi saliu te me rrahe,

      2. Shumica votoi , baza dmth rreth 43000 vota her10 fish demokrat pa kart anetaresie i bije shum. Prandaj ky eshte realitet dhe duhet pranuar , nuk jan me Berishen pot jo gjithashtu Bashen qe nuk ngjall fije shprese vec deshtimeve

  6. Per te folur sakte, duhet nisur cdo gje nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Ne ate Kuvend, shumica e delegateve ishte e certifikuar dhe nuk kishte nevoje per referendum per ta shkarkuar Bashen sepse numri prej 4446 delegatesh ishte me se i mjaftueshem per shkarkimin e tij dhe statuti e permban shkarkimin e kryetarit nga Kuvendi. Referendumi, rezultati i te cilit dihej, ishte me teper nje “zhveshje” e Bashes nga antaresia. Nese kane votuar rreth 57% e antaresise kunder Bashes, nje pjese e mire e tyre, nuk eshte se jane me Berishen, por tek ai shohin te vetmen shprese per te ndryshuar. Shifra e larte si ne kohe te oqftelargut, ka te beje me faktin se votuan antaret e nje partije dhe kete nuk mund bejne nul as byreket dhe as sufllaqet. Per kuvendin e Bashes, as qe ia vlen te flitet sepse ai nuk plotesonte asnje kusht. Mjafton ky pseudokuvend per te kuptuar se Basha nuk ka as pakicen se per shumicen as qe mund te diskutohet. Por ketu shtrohen dy probleme kryesore:
    1-Cfare i duhet partia Bashes (vula dhe selia) kur nuk ka mbeshtetje? Dhe pergjigja duket se eshte legjitimimi i plote i zgjedhjeve te 25 prillit dhe bashkeqeverisja te cilen Berisha e ka kundershtur me force dhe per te cilen Berisha u shpall non grata. Basha ke nevoje ne zgjedhjet e ardhshme te kete disa njerez, te cilet do i punesoje ne dikasteret qe do marre nga bashkeqeverisja dhe do ia japin voten qe e ka humbur ne baze.
    2-Problemi i dyte shume i rendesishem, eshte se ky vend nuk po prodhon me elita politike dhe per kete ka shume faje edhe Berisha.

    1. Në parimet ideollogjike të së djathtës, nuk matet shumica duke bërë referendum tek baza po me votimin e përfaqësisë, pra njerëzve të zgjedhur në funksione që përbëjnë elitën e kësaj partie.
      Përse duhej të bëhej një referendum i njëanshëm me antarët e PD militantë të Berishës, kur me parimin një anatar një votë Basha para tre muajsh ishte zgjedhur kryetar i kësaj partie ?
      Nëse gjitjë kjo armiqësi e madhe e Berishës ndaj Bashës , për ta larguar këtë me referendum, ndodhi vetëm kur Basha ju bind kërkesës së qeverisë amerikane për të larguar Berishën nga mandati i deputetit si një person nongrata për SHBA, atëhere përse të mos ta quajmë këtë referendum të motivuar me kërkesëm se kush është me Amerikën do të përjashtohet nga PD .,
      Abuz.imi me shumicën e turmave. është një parim komunist.
      Turmat janë lehtësisht të manipulueshëm e është manipulim flagrant i të së vërtetës, kur tenton të bësh referendum, vetëm me njerin grup antarësh të një partie, duke e organizuar vetë, kontrolluar vetë e duke numuruar vetë votat, pa asnjë vëzhgues të jashtëm zyrtar.
      Nëse duam të kuptojmë se sa të ndershme janë kësisoj referendumesh të njëanëshme, mjafton të rikujtojmë dy ngjarje skandaloze lidhur me votimet në Shqipëri.
      Në 1996, kur socialistët e panë që po humbisnin, afër mbylljes së orës së zgjedhjeve, i larguan komisionerët e tyre nga të gjitha qendrat e votimit, e komisionerët e PD, duke qenë pa kontroll, e duke parë se në listat e votimit të socialistëve gjenin persekutorët e tyre, kaluan në elstremin që ti nxirnin përfundimet e numurit të votave deri mbi100% për PD.
      Me të drejtë SHBA i kontestoi ato zgjedhje e ju bashkua kërkesës së PS që të përsëriteshin në disa rrethe, gjë që Berisha e kundërshtoi më kokëfortësi.
      Kjo ishte ndeshja e parë e tij kundër qeverisë amerikane. pas kërkesës për lirimin e disa minoritarëve vorio-epiriotë që ishin kapur me armë e kishin vrarë disa ushtarakë shqiptarë.
      Episodi i dytë i manipilimit zgjedhor, ishin zgjedhjet lokale të 2019-ës.Meqë opozita e bashkuar refuzoi të merte pjesë në ato zgjedhje, PS i zhvilloi ato zgjedhje njëlloj si referendumi i fundit i Berishës, pa asnjë komisioner nga pala kundërshtare.
      Komikja në këto zgjedhje ishte se edhe ata që votuan me dhunë , e votat i hodhën kundër PS, komisionerët i manipuluan duke i numuruar si pro PS.

      1. Per te paemrin e ores 15:41. Vota eshte baza e demokracise dhe nese nuk votohet, atehere do te thote qe nuk ke antarsine. Sa per ate qe Basha u zgjodh ne qershor dhe nuk ka nevoje per votim tjeter, atehere i bie qe opozita nuk ka te drejte per zgjedhje te parakohshme sepse votimet jane nje here ne kater vite. Ne kete menyre, po legjitimohet pushteti i Rames deri ne 2025

  7. Basha general pa ushtare hahaha, Pse ska pak dinjitet ky njeri, Kur partia e vet se ik o njeri, Shume langaraq Doli,

    1. Z. Bushati dje ne komisionet e votimit qene te gjith militantet 24 karatsh te pd, ata qe e kane mbeshtetur ate edhe ne vitet e veshtira 97, 98. Kjo gje eshte lehtesisht e verifikueshme. Te salla e shoqates luli-bardhi as 10% e totalit skane qene demokrat safi, pjesa tjeter kane ardhur thjesht me i be nder ndonjerit. Je gazetar i nderuar dhe kaq gje duhet ta kesh hulumtuar dhe vet.

  8. Problemi është se këto 30 vjet demokratët nuk i ka penguar Enver Hoxha të votojnë por Sali Berisha. Tani që e përjashtuan nga partia mendoj që janë vërtet të lirë”Non grata eshte pushkatim per se gjalli o shpellkar i salihut,ndryshe nuk sillet i cmendur neper shkallet e shqupit dhe trivet e tirones na kujtim Ver Llapen e shkrete

  9. bushati e disa te pa emer te ja numeroi edhe pallat e zhelet shto dhe dildot qe kishin futur prapanicave e vaginave luli,duma ajo godole,tabaku,bardhi e salijani nuk i bejn 5004.por bushati bushat.

  10. Sdo men as kalem Berisha ka shumicen bindshem , kjo dihej me kohe por tani u pa qartazi. E kane zakon ca i thone mutit marshalla! Ose ose ju qe kerkoni te mos thoni te verteten , kuptohet pse, kam nje shprehje te tironsave – Beni palle me menjen tuj!

  11. Shesheli I Serbisë, ai I vërteti, është një I çmendur që ishte gati të vdiste vërtet për Serbinë dhe të zhdukte “armiqtë” e saj. Shesheli ynë është një plak I rrjedhur që është gati të vdes për shtëpinë e vet dhe të vras “armiqtë” e familjes së tij. Dhe nesër shpreson që duke përdorur “besëprerin” e Sheshelit, Aleksandër Vuçiq, ti rrëmbej selinë “besëprerit” të tij Lulzim Basha. Në një farë mënyre, merr hak dhe per Sheshelin qe e mbylli jeten burgjeve, ndërsa “besëpreri” i tij gezon pushtetin.

  12. Me keto qe ndodhen thjesht u vertetua qe Berisha ska ikur ndonjeher. Qe Luli ska pas asnjeher ne dor timonin e PD , dhe qe pergjegjesia reale e humbjeve ne rang vendi ka qen e Berishes.

  13. Sipas dokumenteve të siguruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, njëra nga llogaritë e biznesit të Flutura Kolës për Kola & Associates, u kreditua me 350 mijë euro brenda vetëm dhjetë muajve në 2008.

    Ajo fitoi 250 mijë euro të tjera nga kontrata të tjera biznesi përmes një llogarie tjetër personale brenda tri viteve.

    Shumë prej bizneseve morën leje dhe licenca nga qeveria, shpesh me firmën personale të Berishës, pasi patën punësuar studion Malltezi & Kola.

    Dokumentet bankare u sekuestruan si pjesë e një hetimi për pastrim parash mbi mikun kontrovers të Berishës, biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç. Akuzat kundër tij u rrëzuan dhe Fazlliç vazhdon të deklarohet i pafajshëm.

  14. karakteri i tij provincial ku çdo gjë e merr personale dhe e lidhë me vetën, dhe nga ana tjetër mendësia e tij autoritare, ia bëjnë atij të pamundur të jetojë i qetë dhe pa pushtet edhe në vitet e pleqërisë. Me çdo kusht duhet t’i ngjajë liderit të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, të vdes i pushtetshëm.

    Për pushtet, Saliu ka rrahur, ka shitur, ka vjedhur, ka vrarë, ka shkaktuar luftë civile, e çka jo tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *