• |
ide | kryesore

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

41-vjeçari J.G., banues në Gjirokastër gjithashtu ja thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu në Prokurorinë pranë shkallës së Parë Gjirokastrës u referuan materialet për​ shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B.

-Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez Benz” ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, nga shërbimet e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

 

 

Nërkohë në ambientet e DVP Gjirokastër u shoqërua shtetasi:

-L.Sh., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar që ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

“Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 41 vjeçari.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. G.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

——-

Specialistët e seksionit për Hetimin e Naroktikëve referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për​ shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B.

-Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez Benz” ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, nga shërbimet e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

-Gjithashtu u shoqërua në ambientet e DVP Gjirokastër  shtetasi

-L.Sh., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar që ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *