• |
ide | kryesore

Financa apo zgjedhje mbetet për tu parë, Allegri mbyll merkaton e Juventusit: “Me këta lojtarë deri në qershor”

-Instant, Sport



Pas fitores me Bolonjën, Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Juventusit, që ruajti portën të paprekur në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit. “Djemtë bënë mirë në fazat e mbrojtjes dhe sulmit. Të gjithë bashkëpunuan – shpjegoi trajneri i Juventusit -. Mendoj se është një fitore e merituar, por ne nuk duhet të ulim vëmendjen”. “Duhet të përgatitemi sa më mirë sepse në dy muajt e ardhshëm kemi shumë sfida të rëndësishme për të përballuar”, ka shtuar ai.

“Krahasuar me Venecias, ne hymë në fushë më mirë, por në fillim nuk e menaxhuam aq mirë topin, duke i dhënë disa shanse Bolonjës – shtoi Allegri, duke analizuar ndeshjen –. Duhet të përmirësohemi në disa aspekte dhe të kuptojmë se kur duhet mbajtur topi. Por unë jam i kënaqur me atë që kanë bërë djemtë, veçanërisht për impaktin dhe agresivitetin agonistik. Është një fitore e mirë, sepse na lejon të qëndrojmë në ndjekje të vendit të katërt, por ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës – vazhdoi ai -. Në pesë ndeshjet e fundit ne kemi pësuar vetëm një gol në Venecia. Në sulm duhet të përmirësojmë përqindjen realizuese, por kemi lojtarë të rinj që duhet të rriten”.

Më pas për paraqitjen e Arthurit: “Ai ka spikatur si mesfushor te Barcelona dhe në qendër para mbrojtjes ka luajtur pak. Me kaq shumë prekje ai harxhon shumë energji, por ai po ndryshon mënyrën e tij të lojës dhe po rritet. Nëse ai vendos mendjen dhe ritmin e duhur, ai vetëm mund të përmirësohet dhe unë jam i lumtur”.

Sa i përket merkatos së dimrit, Allegri i ka të qarta idetë. “Organika e Juventusit është e mirë. Ne duhet të punojmë me këta lojtarë që mund të përmirësohen vetëm në vetëvlerësim dhe bindjen e tyre,” shpjegoi trajneri i Juventusit, duke konfirmuar deklaratat e drejtorit Arrivabene. Në fund edhe një koment mbi menaxhimin e skuadrës dhe momentin që po kalon Juventus: “Në dhomat e zhveshjes ka momente të balancuara dhe momente në të cilat ndodh gjithçka. Por është normale. Nuk ka asnjë protokoll sjellje”. “Ne kemi një 2022 të mirë për të bërë, edhe pse fillimisht duhet të përballemi me Cagliarin – shpjegoi Allegri -. Ne duam të fitojmë për t’i kaluar mirë pushimet dhe më pas të jemi gati për dy muajt e ardhshëm”. “A e shoh dritën në fund të tunelit? Na duhet durim – përfundoi ai -. Kur isha në Milano e mbyllëm fazën e parë me 30 pikë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *