• |
ide | kryesore

Kukës/ Po transportonte 2 emigrantë klandestinë drejt Kosovës, arrestohet 33-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, pas hekurave ra 33-vjeçari Gentjan Laçi, banues në Dibër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 2 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *