• |
ide | kryesore

Masat e reja kundër COVID-19, kushtet për shqiptarët që udhëtojnë drejt Greqisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Duke nisur nga dita e sotme, në Greqi hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend.

Ndërkohë hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet vetëm duke pasur një test negativ PCR që është kryer brenda 72 orëve para udhëtimit, ose me një test të shpejtë negativ që duhet të kryhet brenda 24 orëve para nisjes.

Kjo masë vlen për të gjithë personat e rritur, por edhe për të rinjtë dhe fëmijët që janë mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar këtu rastet e të vaksinuarve.

Ndërkohë Pikat kufitare Kakavijë, Kapshticë dhe Qafbotë funksionojnë gjatë 24 orëve.

 

 

Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Kujtojmë se ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë greke lidhet me përhapjet e mutacionit Omicron , si edhe për shkak të lëvizjeve të shtuara në prag të festave.

Njoftimi:

“Nga data 19 dhjetor 2021 ora 06.00 deri më 10 janar 2022 dhe ora 06.00, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet VETËM.
– me PCR negative brenda 72 orësh ose
– me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve

Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *