• |
ide | kryesore

Protesta e duhur (kundër Vuçiçit) prej njeriut të gabuar

2, Ide
boiken.JPG



Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, aksionet protestuese kundër politikave ekspansioniste të Serbisë në rajon i nisi Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri, më 8 maj 2019, në vizitën e Vuçiçit në Tiranë. Motivet dhe synimet tona ishin të pastra: dëshironim të rrisnim vetëdijen në Shqipëri mbi faktin se Serbia nuk kishte ndryshuar dhe se Shqipëria e Kosova duhet të kishin një politikë të jashtme të përbashkët, veçanërisht përball Serbisë e për të zbrapsur përpjekjet e saj për ekspansion në kurriz të shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Kërkuam drejtësi për gjenocidin në Kosovë të kryer nga qeveria ku Vuçiç ka qenë ministër informacioni. Kërkuam kthimin e të pagjeturve, dëmshpërblimet e luftës, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kërkimfalje nga ana e Serbisë. E shpallëm Vuçiç “non-grata” në Shqipëri dhe kërkuam bashkim kombëtar. Aksionet protestuese me të njëjtat kërkesa i përsëritëm edhe në vizita të tjera të Vuçiçit në Tiranë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri aktualisht ka mbetur pezull, dhe si duket mund të ketë nevojë të gjehen mënyra të tjera për të mbrojtur të njëjtat kauza.
Sali Berisha ka thirrur protestë kundër “Open Balkan”, që zhvillohet nesër gjatë vizitës së Vuçiçit në Tiranë. Është e qartë se kemi të bëjmë me të njëjtin Berishë që e mbështeti “Open Balkan” në shtator të vitit të kaluar në pseudo-marrëveshjen e Washingtonit, kur këtë marrëveshje e çoi përpara Presidenti Trump bashkë me Richard Grenell. Është e qartë se Berisha nuk e hedh poshtë atë pseudo-marrëveshje ku Kosovës iu imponua “Open Balkan”, sepse Richard Grenelli me Evi Kokalarin i kanë premtuar Berishës se do ia anullojnë statusin “non-grata” nëse Trump rikthehet në pushtet. Por ata nuk kanë premtuar se do anullojnë “Open Balkan” nëse Trump rikthehet në pushtet.
Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përball Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai. Po mos të ishte kështu, po mos ta kishte hallin te “non-grata” ndaj tij, atëherë tashmë Berisha do duhej të ishte distancuar edhe nga Grenelli dhe enturazhi i tij, si Evi Kokalari, që janë mburrur për marrëveshjen e Washingtonit e për “Open Balkan” – por këtë të fundit e futi madje në minutë të fundit edhe në “Komisionin e Rithemelmit” të PD-së.
Duke i patur të gjitha këto të qarta, megjithatë, Vuçiç po vjen nesër në Tiranë bashkë me politikat e tij ekspansioniste, dhe tjetër protestë ndaj tij nuk është thirrur përveç asaj që ka thirrur Sali Berisha kundër binomit “Rama-Vuçiç”. Kështu, shqiptarët mbeten sërish në dilemën e pjesëmarrjes ose jo në një protestë të drejtë të organizuar e drejtuar nga njerëz me motivet e gabuara. Dhe për këtë, fajin e kemi vet.

Marre nga facebook i Boiken Abazi



24 Comments

  1. Ky neokomunisti shkruan:
    “Është e qartë se Berisha nuk e hedh poshtë atë pseudo-marrëveshje ku Kosovës iu imponua “Open Balkan”, sepse Richard Grenelli me Evi Kokalarin i kanë premtuar Berishës se do ia anullojnë statusin “non-grata” nëse Trump rikthehet në pushtet. Por ata nuk kanë premtuar se do anullojnë “Open Balkan” nëse Trump rikthehet në pushtet.”

    Nqs ky që shkruan kështu e shoqëron me fakte këtë që thotë ka shumë të drejtë, por nqs nuk ka asnjë fakt, por gjykon vetëm ideologjikisht është shkrim më së paku i ulët, dhe që i shkon për shtat axhendës së Sorrosit Vuçiç dhe Edi Ramës për rishikimin e kufijve dhe forcimin e faktorit serb në Ballkan.

    Ky në vend që të merret me traun e edvinit në Rrugën e Kombit dhe mbështetjen e politikës proserbe të Edi Ramës, vazhdon me refrenin rilindas, bashist, e sorroist se Fajin e ka Saliu.

    Le të organizonte Vetvendosja një manifestim të paktën, se nuk ka lënë gjasme axhenda patriotike pa bërë.

    1. Zoti Abazi, fakti qe kjo proteste eshte thirrur nga “njeriu i gabuar” sic thoni ju, nuk e zhvlereson ate dhe aq me pak te sherbeje si argument per te mos marre pjese ne te ( sepse, dilema per te cilen flisni ju, ne kete rast eshte nje thirrje e terthorte per mospjesmarrje, ose te pakten keshtu perceptohet nga ata qe ju u drejtoheni).
      Halli personal i Berishes eshte bere boze tashme; argumentet qe mbeshteten mbi te jane ne hiper inflancion retorik, thene shqip: jane bere bajate.
      Hallin e tij personal, Berisha e ka derguan ne gjykate, shume kohe me pare se te niste levizjen e tij dhe, menjehere sapo u shpall Nongrata.
      Per hallin e tij personal, Berisha, sic thote shprehja, e ka thene fjalen e fundit te paren; pra, e ka mbyllur qe ne fillim si ceshtje. Ka hedhur ne gjyq Sekretarin e Shtetit per shpifje. Nuk ka se c’te thuhet me pas kesaj.
      Une nuk di qe ndonje tjeter nga ato qindra qe Departamenti i Shtetit ka shpallur Nongrata, te kete hedhur ne gjyq Sekretarin e Shtetit, apo qofte edhe ndonje zyrtar me te ulet. Ky i Berishes eshte rast unikal ne bote.
      Une nuk di, qe ndonje tjeter nga keta Nongratistet, te jet bere problem politike ne ShBA, aq sa deputete dhe senatore republikane, por edhe media atje, jo vetem te hedhin dyshime mbi te, por edhe ta konstestojne. Edhe ky eshte rast unikal.
      Levizja politike qe ka nisur Berisha, ne rastin me te keq, eshte nje levizje kunder atyre , te cilet pabesisht dhe ne menyren me te poshter te mundshme, deshen ta eleminonin dhe ta poshteronin politikisht. Kjo, perseri ne rastin me te keq, eshte ne te drejten e tij si politikan, si nje nder politikanet me te rendesishem te historise se vendit.
      Sa i perket Kosoves, i nderuar zoti Abazi, duhet t’ia njihni Sali Berishes meriten e te qenit i pari nder politikanet shqiptare, si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove, qe denoncoi hapur dhe prere, pazarin me shkembim territoresh.
      Eshte nje fakt lehtesisht i vertetueshem.
      Sapo Sali Berisha doli me qendrim te prere kunder shkembimit te territoreve, menjehere me pas, nje nga nje, ne fillim si me ndrojtje, por me kalimin e kohes me te vendosur, dolen kunder marreveshjes okulte.
      Eshte i vetmi qe e ka denoncuar dhe vazhdon ta denoncoje, pa pra.
      Ka shume te drejte Berisha, kur thote se kjo ishte arsyeja Nongrata-s se tij; vetem pak muaj me pas, Edi Rama, do te deklaronte ne Kuvend qe Berisha eshte Nongrata, edhe pse vendimi zyrtar do te merrej dy vjet me vone.
      Qe te flasim per “hallin personal” te Berishes, duhet edhe te kuptojme se cili qe shkaku qe i ra mbi koke ky hall.
      Ju te Vetevendosjes, zoti Abazi, keni nje mekat te madh ne lidhje me kete ceshtje ( ndarjen e Kosoves): nuk e thoni te verteten e plote, ashtu sic e thote Berisha.
      E verteta e plote eshte qe ideatore dhe mbeshtetes ketij projekti, nuk ishin vetem Vuci-Rama-Thaci, por edhe organizata Sorros. Madje ne qendren e organizates per Shoqeri te Hapur ne Beograd, eshte perpiluar edhe plani. Ky eshte nje fakt i vertetuar katerciperisht tashme. Por, ju heshtni.
      Nderkohe qe akuzoni Berishen qe ka bashkepunetore, nje perkrahese te ketij projekti, qe ne fakt eshte spekulim dhe shpifje e paster, ne ane tjeter, ju vete jeni bashkepunetore te atij qe ka ideuar dhe projektuar gjithcka.
      Eshte nje situate vecanerisht turperuese per Vetevendosjen: ndersa sulmon mbeshtetes te supozuar te projektit famekeq, hesht dhe ne heshtje mbron, ideatorin, projektuesin dhe pothuaj realizuesin e saj!
      Jo mire keshtu , zoti Abazi!

      1. Skypion – Ty te ka rene damllaja e dahurise hyjnore me Sali Berishen. Te deklarosh qe non grata per Saliun eshte per shkak te Kosoves eshte nje delir idiotisk

      2. E pra mor legen Bojken kush duheshte ta bënte pra duhet të ishte edhe shoqëria civile që në fakt ka ngordhur është bë palë më narko shtetin që më shum e do sërbin se shqiptarin po edhe ti je nji mut pro sërb ptanfaj han …..

      3. Po kushe je ti ti mo Bojkon pordhe qe ven ne dyshimim protesten qe bem kunder ballkanit te hapur.Kaq budalla je mo sa thua se Evi kokolori do ti hiqka non grata.Ja rrofshe topet ti vacci e edvin droga

  2. Ky qenka idiot dhe në krah të lul nulit e edvinit sepse thotë të njëjtin refren të nulit:

    “Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përball Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai”.

  3. Ky shkrim është më shumë në mbrojtje të Ballaknit të Hapur se sa mund të dëmtojë Berishën, besoj se shkrimin e ka paguar ose edvini, ose nuli, ose Vuçiç, për këtë nuk besoj, sepse ka shërbëtorët e vetë në Kosovë e Shqipëri, e që janë internacionalistët neokomunistë sorrosianë.

    1. Bravo vetvendosja, e nxoret koken. Po a ka qene berisha kunder ketij projekti ska qene njeri. Dhe nje nga shkaqet e non vrates eshte pikerisht kundershtia ndaj ketij prohekti.. po shpif shpif se dicka do mbetet. Po ju klyshet komunist e nxoret koken me ne fund.

  4. I pari që ka denoncuar marrëveshjet jo transparente të ramës dhe vuçiç në dëm të kosovës ka qenë berisha, dhe këtë e ka bërë që në kohën e trump-it prandaj ai është njeriu i duhur, se të ishte për këtë artikull shkruesin, me forcën që ka, ndoshta ajo marrëveshje sot do të ishte realitet edhe me bekimin e shba-së. Politika në vetvete është arti i komunikimit dhe mundësimit por gjithashtu edhe e kompromisit prandaj është shumë e komplikuar. Fakti që fjala e berishës ka akoma peshë dhe shumë ndjekës, do të thotë që ai është artisti më i merituar në politik bërje përgjatë tranzicionit, pa mëdyshje.

  5. Faltores sot i jane bashkuar disa kategori grupesh demokratesh.Mbeshtetsit e perhershem te berishes,Te shkarkuarit e bashes,por keta e fajesojne Berishen per mbeshtetjen e fuqishme te tij per bashen.I jane bashkuar ata qe kurre se kane pare bashen si demokrate,por nje neperke me synime helmuse vdekje ndaj PD.I jane bashkuar populli i varfer dhe pa pune.Pra te gjithe keto kategori e kane gjykuar se duhet ta mbeshtesin me gjithe forcen kete levizje te faltores se berishes,perbihatermgetjes nga Berisha me nje misjon shume te qarte ne interes te vendit dhe te tyren gjithashtu.Pra tani eshte koha te fitohet beteja e faltores per te permbysur bashen nje te keqe te madhe per kombin jo vetem per shqiperine.Ne kontras te kesaj me larte duhej dhe ishte koha te mbeshtetej Berisha edhe ne mitingun kundra open ballkan si nje prapaskene e neveritshme dhe shume e rrezikshme per kombin shqiptare,per kosoven ne vecati qe e analshikon si pjese e serbise dhe jo te pavarur dhe per shqiperine qe ate qe serbie se ariti me 48 kapitullimin e doganave dhe ekonomise shqiptare ta realizoi vucic nepermjet rames.Pra ky boikeni i ben thirje shqiptareve mos ju bashkoni berishes neser.Me qarte nuk ka mos dilni ne protesta kunder open ballkan dhe vucicit.Sherbim me te madh nga injoranca,apo nga ndonje klan qe i ka thene ta sabotoj ai e di.Dhe tjetra ky gjithmon kembengul qe te bashkohet ne keto kushte qe jemi te bashkohet kosova me shqiperine.Kjo shqiptare eshte ideja me brilante qe kerkon vucici serbet dhe rusia te ndodh,se kjo realizon tamam ate qe ky gjoja na kundershton coptimin e kosoves ate plan qe duan te realizoje vucici.Eshte e padiskutueshme se cdo hap per nje bashkim te shqiperi kosov do i linte e drejta e pamohushme te gjithe serbeve qe jetojne ne kosove te bashkohen me serbine,pra te realizohet defakto coptimi i kosoves.Per te gjithe injorantet,jo ata qe jane tradhetare ne sherbim te serbise dhe rusise eshte koha e qe ti imponohet serbise te njoh kosoven me kufijte e saj te sotem Dhe pasi te realizohet kjo jo vetem me pranim nga serbia dhe rusia por antaresimin e plote te saj nga OKB.Nuk ka nevoje nje bashkim de jure ndermjetshqiperise dhe kosoves se ajo realishte eshte dhe pasi te futemi ne BE do jete e pamohushme reale,por formale si dy shtete te ndara.Duke u nisur nga kjo analiz e ketij boiken qeveria e kurtit te distancohet nga ky boiken si injorant i pa afte politikishte apo si ndonje qellim te eret per te bllokuar protestat kunder vucicit.Shqiptare kudo ku jeni deri ne momentin qe serbia nuk njeh boterishte kosoven si shtet te pavarur serbia te konsiderohet armiku me i rrezikshem i kombit shqiptare dhe me te dhe serbin asnje marveshje dhe bashkepunim .Nga populli kosovar kjo eshte e qarte,por populli shqiptar te mos lejoje asnje ram boiken te pengoje protestat ndaj cdo politikani serb qe shkel ne tokat e tije dhe te beje marveshje me ta ,se eshte vetem tradheti.Kush eshte shqiptare dhe mundet te vij ti bashkohet protestes kunder vucicit dhe open ballkan se jane thike pas shpine ndaj kombit shqiptare ne keto kushte kur kosoven se njohin zyrtarishte dhe boterishte serbet dhe vucici.

  6. Berisha e la denoncuar me kohë dhe i ka qëndruar marrëveshjes së Berlinit.Gjithashtu ka thënë se nuk mund të ketë Ballkan të hapur nëse Sërbia nuk njeh Kosovën dhe se nuk marin pjesë të gjitha vëndet. Sa i përket marëveshjes së Trumpit ishte marëveshja bilaterale Sërbi Kosovë që ai e konsideronte një marrëveshje të mirë por duke qënë dhe pak skeptik për Serbinë nëse do ta zbatonte. Të gjitha çthotë ky zotni janë thjeshtë propagandë anti Berishë që i bashkohet grupit Fajin e ka Berisha.

  7. Sepse berisha i merr vëmendjen dhe elektoratin vv në shqipëri fillon diversionin

    Vv ka patur sukses në kosovë por edhe aty pati reagim dhe do ketë lëvizje

    Vv duhet të respektojnë elektoratin dhe mendimin e partise

    1. Ore ty dhe lulin nuk j’u votuan as njerzit e familjes tuaj?
      Tani ti thua me mire ta mbyllim sqepin dhe te mos protestojne njerezit???!!!
      Po me Dr. Berisha ca ke o derbardhe???
      Prape ka faje Saliu per cdo gje.?
      Pike e zeze.
      Mire tha njeri me larte kemi mbet si kotec pulash ne harten e botes…
      Nga njerez si ty… lula ramuta chuchka like hajduti e specie te uleta si keto!
      Usht legen.

  8. Sa trishtim e sa kaqardhje per kaq shume te ndyre qe nxjer ky vend! Po si thua ti mo koke tul kush eshte njeriu i pershtetsham per ta bere kete proteste dhe nese eshte pse nuk e ka bere , o mut muti! Pse nuk e bere ti qe na cilson kush duhet ta beje e kush jo, mor qen rrugesh! Ta them une se pse bythecet si ti e te tjere nuk kane koq me i bere shfhihen pas ferrave e lehin raste pa rast sdi qeni pas gardhit kunder Berishes ç’faredo gjeje sa do te mire, beje kondra do flasin keta imorale te ndyre!

  9. Ik o Bojken pordha. Dil pra ti ose ndonje tjeter te duhurit e cojini njrezit ne kembe. Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit o Che Guevara!

  10. A mund të na shpjegoje nacionalisti-majtist rastësinë që në çdo mbledhje të OpenBalkan është dhe pinjolli i spekullantit-filantrop?
    Madje dhe projekti në fillim ka dalë nga zyrat e ish-shoqatës tuaj por selia e Beogradit..

    1. Po kushe je ti ti mo Bojkon pordhe qe ven ne dyshimim protesten qe bem kunder ballkanit te hapur.Kaq budalla je mo sa thua se Evi kokolori do ti hiqka non grata.Ja rrofshe topet ti vacci e edvin droga

  11. Kane filluar te tere -Llapaqenet-kunder -Berishes-O zagar si nuk eshte njeriu i duhur Berisha per te organizuar protesten?Kush ta organizonte o bir bushtre ata qe e suallen -Vucicin-ne Tirane.

  12. Berisha mbledh njerez Boiken! Ti edhe 1000 vjet te gjesdisesh ne politken shqiptare 20 vete nuk i mbledh. Arsyet pse Berisha beri dicka te mire, ne interesin kombetar duhet pershendetur dhe pike. Cdo shtet i pavarur be bote sot eshte nen presionin a forcave globaliste si ajo Sorrosit. Pse s’shkruan per Alexin, eminencen gri, ne takimet a Ballkanit te hapur? Apo vazhdon te jesh ne xhepin e madh te Open Society?

  13. Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.Lexoni o shpellkare te ndyre si è kane mbrojtur kryeshpellkarin vrases salih karaxhic berisha nderkombetaret tani ju dhe salihu hani mut per nderkombetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *