• |
ide | kryesore

Rrëzohet avioni, ndërrojnë jetë të gjithë në bord

-Instant, Lajme, Planet



Katër persona, dy prej të cilëve fëmijë kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një avioni në det pranë brigjeve të Australisë.

Policia tha se avioni i tipit Rockwell me katër vende u rrëzua rreth 32 km në verilindje të qytetit kryesor të Brisbane.

Zhytësit gjetën trupat e viktimave, pilotit 69-vjeçar dhe tre pasagjerëve një prej të cilëve i rritur dhe dy fëmijë, pranë vijës bregdetare. Moshat e fëmijëve nuk bëhen ende të ditura.

Kryeinspektori i i Sigurisë së Transportit Angus Mitchell deklaroi se tashmë po hetohet për mësuar shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *