• |
ide | kryesore

“Spider man: No Way Home” , filmi me fitimin më të lartë i realizuar gjatë pandemisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Filmi “Spider -Man: No Way Home” ka arritur së fundmi 121.5 milionë dollarë nga shitjet e biletave brenda vendit.

Sony, një bashkëprodhues në film së bashku me Disney, deklaroi se tani pret që filmi të arrijë në 240 milionë dollarë gjatë debutimit të tij. Vlerësimi i tij fillestar sugjeroi që filmi do të fitonte rreth 130 milionë dollarë.  “No Way Home” është filmi me fitimin më të lartë i realizuar gjatë  pandemisë, duke tejkaluar “Venom: Let There Be Carnage”, ecila fitoi 90.1 milion dollarë gjatë tre ditëve të para në kinema.Gjithashtu filmi mund të zërë vendin në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë, si një nga vetëm tetë filmat që tejkalojnë 200 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë, sipas të dhënave nga “Comscore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *