• |
ide | kryesore

U kapën me kallashnikovë dhe municione në banesë, dy të arrestuar në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme



Komisariati i Policisë Vorë ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga kanë rënë kanë rënë 2 persona. Burime zyrtare bënë me dije se një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Laçi, 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë Mehdi Vaka, 51 vjeç, banues në Marikaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *