• |
ide | kryesore

“U pamë në sy në pushim dhe kuptuam ç’duhet të bënim”: Longo tregoi si mposhti Partizanin

-Instant, Sport



“Para së gjithash dua të them se po luanim me një prej ekipeve më të mira në Shqipëri, bashkë me Tiranën është e tillë sa i përket cilësisë. Ndoshta edhe goli i shpejt ishte i vështirë për t’u pranuar. Por në pjesën e dytë e pamë njëri-tjetrin në sy dhe e kuptuam çfarë duhej të bënim. Treguam një karakter të fortë dhe nuk deshëm vetëm barazimin, por të fitonim dhe kjo është fitore që tregon karakter e personalitet”. Diego Longo mund të jetë i lumtur pas javës së 14 në të cilën ka bërë kuotë të plotë pikësh, duke i qendruar ngjitur Tiranës. Elozhet për kundërshtarin janë natyrisht një respekt për emrin e Partizanit, që vazhdon të jetë larg objektivëve, por që i tregoi edhe limitet Kukësit të italianit, që pati nevojë edhe për fat për të triumfuar: “Është e qartë që duhet të përmirësohemi shumë. Punojmë shumë çdo ditë për këtë. Nuk e di se sa skuadra mund të rezistonin pas një goli të tillë”.

Ish-lojtari i Kukësi shënoi për Partizanin e pastaj realizoi edhe një autogol nga ata klasikët, për kënaqësinë e Longos: “Mund të themi se Musta ndryshoi dy herë ndeshjen, në fillim dhe pastaj kur shënoi autogolin. Kush ishte gol më i bukur? Për Partizanin ishte i pari, për ne ishte i dyti” bëri humor Longo.

Për skeptikët dhe kritikët, italiani ndonjëherë edhe konfliktual, pavarësisht buonsensit që e karakterizon, Longo ka një mesazh: “Ky grup që në fillim luftoi kundër shumë gjërave dhe të arrijmë në Krishtlindje të bashkuar, të lumtur, është shumë e rëndësishme dhe është me e rëndësishmja. E meritojmë, e kemi treguar se me personalitet mund të arrihet në këto nivele”, e mbylli tekniku i Kukësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *