• |
ide | kryesore

Video/ Gasperini akuzon arbitrimin për 2-2 e anulluar: “Është një vendim që i heq besueshmërinë e futbollit”

-Instant, Sport, Video



Pas humbjes së rëndë ndaj Romës, Gian Piero Gasperini nuk e fsheh dëshpërimin dhe sulmon arbitrimin. “Pres një shpjegim për golin e anuluar – akuzon trajneri i Atalantës – Palomino nuk e preku topin, është autogol i Cristantes”. “Të na e tregojnë që Palomino prek topin dhe askush nuk flet, përndryshe kjo situatë nuk mund të interpretohet ndryshe dhe është një çmenduri – shtoi ai – Besueshmëria e futbollit është në rrezik. Arbitrat të vijnë dhe të flasin dhe të vënë fytyrën mbi këtë cështje”.

“Nëse Palomino prek topin ai është në pozicion jashtë loje, përndryshe jo – vazhdoi Gasperini, duke iu rikthyer episodit që i mohoi 2-2 Deas –. Por Palomino nuk e prek topin, ai është pas Cristantes. Përndryshe ta ndryshojmë rregulloren për të disatën herë”. “Ishim gati të nisnim lojën me 2-2. Pastaj ndoshta Roma do të fitonte njësoj, por do ishte një ndeshje tjetër – shtoi ai – Me Atalantën në rikthim dhe në gjendje të shkëlqyer”.

“Ky vendim heq besueshmërinë e futbollit. Gjyqtarët duhet të vendosin fytyrën mbi këtë cështje – vazhdoi ai -. Të vijnë dhe të shpjegojnë si flas unë. Ne e dimë se është një gabim. Është diçka që nuk qëndron. Për çfarë po flasim? Nuk ka pasur verifikim në fushë nga arbitri. Kujdes se nëse ky gol anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje të Palominos, ky vendim do të duhet të respektohet edhe në të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *