• |
ide | kryesore

Allegri, thumbon Raiolën e debaton në distancë: “De Ligt gati për një tjetër hap? Të bëjë gola”

-Instant, Sport



Mathijs de Ligt është i destinuar të trazojë ambjentin e Juventus, në kohën kur merkato e janarit po troket, edhe pse sipas menaxherit të tij Mino Raiola transferimi i mbrojtësit mund të ndodhë në verën e ardhshme. Cështja është se këto deklarata të menaxherit të fuqishëm, nuk i kanë pëlqyer aspak teknikut bardhezi Allegri, që është përgjigjur në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Cagliarin.

“Raiola tha se de Ligt është gati për një hap tjetër në karrierën e tij? Po, për atë të shënimit të golave nesër”. Kështu ka debatuar në distancë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. “Ai po rritet, në Bolonja bëri dy ndërhyrje si një mbrojtës i madh, ka cilësi, vetëm mund të rritet – shtoi ai për mbrojtësin holandez – Pastaj në merkato, kush do të jetojë do të shohë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *