• |
ide | kryesore

Bardhi lexon emrat e delegatëve të Kuvendit të 18 Dhjetorit

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi emrat e delegatëve që ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, së thirrur nga Lulzim Basha që u zhvillua në datë 18 Dhjetor.

Standardi ynë ka qenë dhe është transparenca” tha Bardhi duke vijuar më pas me leximin e 5004 delegatëve që morën pjesë të shtunën duke rrëzuar Kuvendin e Sali Berishës 7 ditë më parë dhe votuar ndryshimet në statutin e ri, që përjashton Sali Berishën nga strukturat drejtuese për shkak të shpalljes non grata.

Ai kishte një mesazh për demokratët, që sipas tij kanë vetëm një zgjidhje, ose të pranojnë vendimet e partisë ose të qëndrojnë jashtë saj.  “Shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë qenë prezentë duke konfirmuar shumicën dërrmuese të anëtarëve të kryesisë dhe këshillit kombëtar. Apeli im është një dhe vetëm një; të përqendrojmë të gjithë bashkë energjitë në luftën ndaj Edi Ramës. Tollovia e krijuar këto muaj nuk i intereson PD-së. Ka folur kryesia, këshilli dhe kuvendi i PD-së prandaj secili ka detyrimin për t’ju bindur institucioneve të partisë.

Në momentin që dikush del jashtë institucionit nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ditët që u mbyllën formularët në kasafortë e Palokës, juve ju premtua procesi i leximit të emrave nëse firmat ishin të falsifikuara dhe prezantimi i cdo pjesëmarrësi dhe kjo nuk ndodhi” tha ai duke shtuar se në total janë 7646 anëtarë të kuvendit kombëtar të PD-së.



4 Comments

  1. Kam nji pyetje
    A janë delegatët e kuvendit te qershorit për të të dy kongreset nëse jo të dy palët gënjejnë.Kush ka emrat e qershorit ka fitu kush ka fut karavidhe ka humb.
    Kaq.Delegate kot me kot nuk ka.

    1. Fitorja percaktohet ndryshe. Ne qershor sipas shifrave te Bashes, kane votuar pro Bashes diku tek 32000 antare te PD, kuptohet pasi kane mbushur kutite njerezit e Bashes. Ne dhjetor kane votuar kunder bashes 43400 antare te PD. Pastaj qe nje kuven te marre vendime duhet te kete 1/2 e 7646 antareve plus 1, pra 3824 pjesemarres. Nderkohe pallati i kongreseve ka 1900 vende. I bie qe ne ate salle te ishin ulur 2 persona ne nje karrige. Pate kund njerez te ulur mbi njeri-tjetrin?

  2. O Gazi, mos na bej per budallenj. Numeroni votat per Bashen kryetar ne qershor dhe votat kunder Bashes ne dhjetor dhe do e shihni se si do dale shefi Juaj. Me mashtrime nuk mbahet partia o Gaz. Se si mund te ulen 5004 persona ne 1958 karrike, vetem ti mund ta shpjegosh. Jukeni kryer vepra penale ate dite qe mblodhet kuvendin. Kishit femije qe u kapen nga kamerat dhe qe per me teper votonin?! Por jo vetem kaq, per ju votuan edhe pastruesja e selise se PD bashke me te shoqin. Ky eshte fallsifikim dhe te con ne burg (pavaresisht se ty mund te te pelqeje) o Gaz bardhi dhe ti i di mire se je jurist dhe je marre edhe me reformen ne drejtesi. Por ajo qe nuk kuptohet o Gaz bardhi, eshte se pse ju doni te mbani flamurin e opozites kur nuk jeni te tille dhe partia nuk ju njeh me. Edhe ato parate qe fitonit, tani kane marre fund se nuk mund t’i mbani me njerezit. Ne fund nje pyetje, a do jeni sot ne takimin me Vuqic?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *