• |
ide | kryesore

Ëndërronin 2 milionë dollarë, objektet mbeten pa shitur: dështon keq ankandi i sendeve të Maradonës

-Instant, Sport



Piktura, çizme, këpucë, bluza dhe një numër i pafund objektesh që përdorte Maradona, si kapele, kravata, pajisje gjimnastike. E pastaj Villa Devoto që Pibe de Oro ua dhuroi prindërve të tij në fillim të karrierës: gjashtë dhoma gjumi, 4 banja, një pishinë; dy makina dhe një apartament në bregdetin argjentinas. Por ankandi i objekteve të Diego Armando Maradonës, një vit pas vdekjes së tij, ishte një dështim i vërtetë: 26 mijë dollarë të mbledhur. Familja synonte të mblidhte të paktën dy milionë dollarë, por pak oferta mbërritën në Buenos Aires dhe pothuajse gjithçka mbeti e pashitur, pavarësisht 1500 pjesëmarrësve të lidhur nga e gjithë bota.

Adrian Mercado, agjent i pasurive të paluajtshme dhe drejtues i ankandit, ishte në krye ngjarjes, me dispozitën e drejtësisë argjentinase, në marrëveshje me trashëgimtarët e kampionit, Diego, Gianinna, Dalma, Jana dhe Diego Fernando.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *