• |
ide | kryesore

Fauci për variantin e ri të COVID-19: Do të kapë të gjithë botën, vetëm vaksina ju shpëton

-Instant, Lajme, Planet



Lëvizja gjatë periudhës së Krishtlindjes do të nxisë përhapjen e variantit të koronavirusit Omicron, madje edhe midis atyre që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19”, paralajmëroi epidemiologu amerikan Anthony Fauci. “Nuk ka dyshim për këtë, (Omicron) ka një aftësi të madhe për t’u përhapur” tha Fauci për “NBC”.

Epidemiologu, i cili këshillon qeverinë amerikane për menaxhimin e pandemisë, vuri në dukje se lloji Omicron tani po “përfshin botën”, ndërsa shprehu shqetësimin për numrin e madh të amerikanëve që ende nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 . “Do të shohim javë apo muaj të vështirë” tha ai.

Kur kemi këtë nivel cenueshmërie dhe një virus si Omicron që po përhapet kaq shpejt, ka shumë të ngjarë që në disa pjesë të vendit të shohim një presion të madh mbi sistemin shëndetësor si dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor” tha ai.

Dallimi midis një personi të vaksinuar dhe një personi që ka marrë dozën përforcuese kur është i infektuar (nga Covid-19) dhe një personi të pavaksinuar që është i infektuar është i madh për sa i përket rrezikut të ashpërsisë së sëmundjes” tha Fauci.

Gati 73% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Deri më tani rreth 30% kanë marrë një dozë përforcuese.

Sipas vlerësimeve të fundit të CDC-së, lloji Omicron është përgjegjës për rreth 3% të infeksioneve aktuale, me shumicën e rasteve të raportuara në Nju Jork. Që nga fillimi i pandemisë në Shtetet e Bashkuara, janë identifikuar më shumë se 50 milionë raste të Covid-19 dhe më shumë se 800,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja.



2 Comments

  1. New Zealand officials announced on Monday that a 26-year-old’s death has been formally linked to the Pfizer-BioNTech vaccine after he suffered a rare heart inflammation following his first dose of the Covid jab.

    In a statement, the country’s Covid-19 Vaccine Independent Safety Monitoring Board, confirmed the myocarditis that had led to his death “was probably due to vaccination.”

    1. Nese eshte dicka apo dikush qe mund te shpetojn njeriun eshte i MALLI ZOT ULLZIMI TIJE.DHE NESE ESHTE DIKUSH DHE DICKA QE NA HUMB DHE SHKATRRON KJO ESHTE EGOJA PER PUSHTET PARA SU NDIM MBI BOTEN INTERESI DHE KONKURENCA TIJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *