• |
ide | kryesore

Gavi, zgjidhet misteri i këpucëve të zgjidhura: luan ashtu sepse… nuk di t’i lidhë

-Instant, Sport



Nuk mjaftojnë Xavi në pankinë dhe Dani Alves i kthyer në blaugrana. Nëse Barcelona dëshiron të kthehet në lavditë e Guardiolës dhe Luis Enriques, duhet të fokusohet edhe te të rinjtë, ndoshta ata të ardhur nga akademia. Mision që është në zhvillim të plotë, duke pasur parasysh shpërthimet e Ansu Fatit, Pedri (i cili megjithatë … është i importuar nga Las Palmas) dhe Gavit. Ky i fundit është ai që bëri rrugën më të papritur nga të tre, duke qenë se pak më shumë se një vit më parë luajti në ekipet e të rinjve (as në Barça B) dhe që tashmë ka debutuar me meritë në kombëtaren spanjolle dhe është bërë golashënuesi i tretë më i ri në historinë e klubit. Prandaj, e ardhmja e tij në Camp Nou duket më se e ndritshme.

Megjithatë, një mister rri pezull mbi Pablo Martín Páez Gavira, të cilin deri më tani askush nuk ka mundur ta zgjidhë. Përse Gavi … nuk i lidh këpucët? Diçka që shumëkush e ka vënë re kohët e fundit. Shpesh mund ta shihni lojtarin e Barçës duke vrapuar me lidhëset të lira. Jo saktësisht diçka që ndodh shpesh, deri në atë pikë sa ka lindur një kuriozitet mbi ketë fakt. Dikush ka menduar për ndonjë gjest supersticioz ose ndonjë ritual para ndeshjes, por e vërteta duket se është shumë më e thjeshtë dhe shumë më e papritur: Gavi … nuk di t’i lidhë shumë mirë këpucët. Absurde? Epo, këtë informacion shumë të veçantë e ka zbuluar një gazetar katalanas që mbulon Barçën në disa gazeta të ndryshme.

Transmissió d’en Torquemada, një program i Radio Catalunya, publikon një postim me një deklaratë nga Marc Marba Prats për këtë çështje. “Që fëmijë, Gavi ka luajtur me të dyja këpucët të palidhura, sepse nuk di t’i lidhë shumë mirë. Ai tashmë është mësuar të luajë kështu, kështu që nuk e shqetëson”. Duke parë rezultatet, as Barcelona nuk duhet të shqetësohet. Megjithatë, disa shokë … po përpiqen t’i japin një dorë. Nico Gonzalez, një tjetër nga fëmijët e frikshëm të Xavit, në fakt ka postuar një histori në Instagram teksa synon t’i lidhë këpucët Gavit. Komenti? “Koha për të mësuar”. Por nëse spanjolli luan kështu me këpucët e palidhura, ndoshta do të ishte e udhës të mos ndryshonte letrat në tavolinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *