• |
ide | kryesore

Gruaja e Immobiles i bën ‘gjëmën’ Lazios: ajo e infektuar, golëshënuesi më i mirë në karantinë

-Instant, Sport



Ciro Immobile e ka anashkaluar ndeshjen kundër Genoas sepse është në karantinë, pas pozitivitetit të shfaqur te gruaja e tij Jessica, shkruan Il Tempo. Prandaj sulmuesi i Lazios për momentin vazhdon të jetë në izolim, por shpresa e Lazios është që ai të rikthehet në kohë për ndeshjen me Venecian, të mërkurën (ndeshja në transfertë ora 16:30) kur skadojnë shtatë ditët nga kontakti i fundit me një pozitiv, sipas protokollit.

Immobile, megjithatë, mund të përfundojë më së shumti në pankinë edhe sepse kapiteni bardhekaltër duhet të marrë një aeroplan nga Roma herët në mëngjes për të arritur te shokët e tij të skuadrës në Veneto për ndeshjen e pasdites. Një telash që nuk të jep shumë kohë por shpresa është realiste, si dhe mundësia që Sarri ta përdorë atë vetëm kur ndeshja të jetë në zhvillim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *