• |
ide | kryesore

Leonardo, ironi me Ibrahimovic: “Ishte vetë-ofruar si drejtor sportiv? E bezdisshme, më mirë po hesht”

-Instant, Sport



Kohët e fundit Zlatan Ibrahimovic, në librin e tij autobiografik, zbuloi se ishte vetëofruar për rolin e drejtorit sportiv të Paris-Saint Germain: “Nëse nuk rinovoj me Milanin, do të kthehem në Paris dhe do të rivendos rregullin në skuadrën tuaj”, janë fjalët që suedezi i ka thënë Nasser Al-Khelaifit, i cili, sipas sulmuesit, kishte reaguar duke qeshur por duke mos i thënë jo. Tani erdhi radha e drejtorit aktual parizien, Leonardo, i cili u përgjigj kështu: “Heshtja është përgjigja e duhur”.

“Një gjë e bezdisshme, edhe pse nuk ndryshon asgjë. Unë jam 52 vjeç, mund të lexoj dhe kuptoj qëllimet e Zlatanit, i cili meqë ra fjala e di mirë: nuk jam tipi që t’i përgjigjem në shtyp. Nuk dua t’i përgjigjem atij: heshtja është përgjigja më e mirë”, tha braziliani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *