• |
ide | kryesore

Manastirliu: Me 3 doza mbrojtja nga Omicron mbi 80%

-Instant, Lajme, Të fundit



Varianti i ri i COVID, Omicron po përhapet me shpejtësi duke sjellë shqetësim për disa vende. Ndonëse ende nuk ka asnjë rast të identifikuar zyrtarisht në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës së saj në Kuvend e vuri thekson te ky variant i ri. Teksa bëri apel për rritjen e vaksinimit, ministrja tha se me 2 doza vaksine mbrojtja ndaj Omicron bie, kurse me 3 doza është mbi 80%.

Një fakt i rëndësishëm. Me 2 doza vaksine bie mbrojtja ndaj Omicron, por me dozën e 3 mbrojtja kalon mbi 80%. Mbi 1 milion qytetar i kanë kryer të dyja dozat.  Është koha të përshpejtojmë dozën e 3 pa harruar rritjen e mbulesës vaksinale për ata persona që nuk janë vaksinuar”, tha ministrja.

Kur kanë mbetur edhe rreth 10 ditë nga nata e ndërrimit të viteve, ministrja e Shëndetësisë tha se Komiteti Teknik  i Ekspertëve është duke vlerësuar nëse masat do të shtrëngohen edhe në vendin tonë, sikurse po ndodh në vende të tjera evropiane, për shkak të rrezikut që paraqet varianti i ri Omicron. Duke theksuar se e gjithë bota po përballet me rritje të rasteve për shkak të variantit të ri  të COVID, ministrja tha se kemi arsye për të qenë të shqetësuar por nuk duhet të panikosemi.

Si sot një vit më parë kur mungesa e madhe e sasive të disponueshme të vaksinave ishte në përpjestim të zhdrejtë me kërkesën për t’u  vaksinuar qeveria arriti të sigurojë sasinë e para të vaksinave duke lëvizur çdo gurë.  Sigurimi i vaksinave do të thoshte mbrojtje e stafeve mjekësore në vijën e parë të luftës. Pakkush e mendonte se vetëm pas 12 muajsh  do kishim siguruar kaq shumë vaksina. Sot pas 12 muajsh jemi në mesin e një aksioni kapilar derë më derë. Të gjithë atyre që për një arsye janë skeptik do u thoja disa fakte. 10 herë më shumë mundësi për tu infektuar kanë të pavaksinuarit se të vaksinuarit. Mbi 94% e të shtruarve janë të pa vaksinuar.  Numri i fataliteteve më i ulët në kushtet e vaksinimit. Këto janë fakte s’është opinion, janë fakte të profesionistëve.

 S’do stepemi pranë sfidave dhe vështirësive, do  çojmë përpara vaksinimin. E gjitha bota po përballet me rritje të rasteve për shkak të Omicron, kemi arsye për të qenë të shqetësuar por edhe për të shmangur panikun. Ka ende të panjohura për variantin. Nëse dyfishohen raste do kemi më shumë infektime dhe më shumë të shtruar tha drejtori i OBSH. Evropa o shton masat për forcuese. Holanda, Franca Gjermania, Austria nën masa të kufizuara dhe për festa. Nuk bëhet shaka me shëndetin dhe nuk vihet në rrezik shëndeti për asnjë arsye”, tha ajo.



3 Comments

  1. Boll se na cate trapin , beji test sierolgjik njerezve kush ka antitrupa lejine te qete kush eshte poshte 1 vaksinojini , po aman boll se na cate trapin o injorante kosmike

  2. Fauc loqja thote se do perhapet per festat e fundvitit dhe paralajmeron kycuni mrena se e hajn edhe te vaksinumit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *