• |
ide | kryesore

Milan i tërbuar me anullimin e golit, moviola e Cesarit e ‘fik’: ishte faull i Giroud ndaj Juan Jesus

-Instant, Sport



Arbitrimi i Massas gjatë Milan-Napoli ka zemëruar kuqezinjtë, veçanërisht me rastin e golit të anuluar ndaj Kessie. Por gjatë moviolës së Graziano Cesarit në emisionin Pressing të Italia 1, janë dy situata të tjera për t’u analizuar: së pari mungesa e kartonit të verdhë ndaj Demme pas faulleve të përsëritura dhe goli i Elmas lindi nga një goditje këndi që nuk duhej të ekzistonte, sepse rivënia për Napolin, që më pas shkoi në goditjen vendimtare nga këndi, në fakt duhej të ishte për Milanin (siç kërkoi Pioli nga fusha).

Por, duke kaluar në rastin më polemik, “procedura e VAR-it është korrigjuar sepse arbitri është ftuar të bëjë një zgjedhje për një gjë subjektive: ishte vendimtar vendimi final i Massas, me të cilin jam dakord”. Në sekondat emocionuese në të cilat arbitri shikon monitorin, ai kërkoi disa herë të ndryshojë imazhin për ta kuptuar më mirë, duke treguar me gisht impaktin e Giroud në përpjekjen e Juan Jesus për të larguar topin.

Rregulli 11 thotë se një lojtar është në një pozicion aktiv, nëse ai bën “një veprim të dukshëm që ndikon qartë në aftësinë e kundërshtarit për të luajtur topin e lojës”, dhe kjo është ajo në të cilën Massa është mbështetur.

Në fund, si për ta konfirmuar, në fund të lojës Giroud ka folur me arbitrin i cili i shpjegoi golin e anuluar: “You are in offside, you must stop, it’s ërong” (“je në pozicion jashtë loje, duhej të rrije pa lëvizur, gabove”) edhe pse sulmuesi francez qeshi me të madhe, duke dëshmuar se ai nuk ishte dakord me vendimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *