• |
ide | kryesore

Premier League merr vendimin: nuk ka ndalesë për Krishtlindje, pavarësisht Covid

-Instant, Sport



Premier League ka vendosur të mos e ndalë programin e ndeshjeve për Krishtlindje, pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19 në Angli, edhe mes futbollistëve. Në një video-konferencë, pronarët e klubeve diskutuan mundësinë e shtyrjes së një raundi ndeshjesh gjatë periudhës së pushimeve, pasi disa vatra të mëdha të koronavirusit kishin çuar tashmë në shtyrjen e gjashtë ndeshjeve në javën e fundit.

Disa ekipe (mes të cilëve, sipas The Athletic, Liverpool dhe Arsenal) kishin sugjeruar spostimin e ndeshjeve të tyre të planifikuara nga 28 në 30 dhjetor në një datë të mëvonshme, por sipas disa mediave britanike, shumica e klubeve mendonin se ishte një strategji e rrezikshme dhe preferuan të vazhdonin të luanin. Një shtyrje e mundshme do të kishte sjellë një kosto shumë të lartë ekonomike për Premier League dhe probleme të konsiderueshme organizative për skuadrat që tashmë kanë shtyrë disa ndeshje.

Kështu, do të luhet rregullisht në 26 dhjetor, Boxing Day, ndeshjet e fundit të fazës së parë, më pas midis 28 dhe 30 dhjetor e mes 1 dhe 3 janar dy ndeshjet e para të fazës së dytë. Pas kësaj do të ketë një pauzë dyjavore të parashikuar tashmë në kalendar. Premier u ka bërë të qartë klubeve se duhet të përdorin lojtarët e moshave nën 21 vjeç për të kompensuar çdo mungesë në ekipin e parë të shkaktuar nga Covid, dëmtim ose sëmundje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *