• |
ide | kryesore

Sherri për zyrat në PD/ Kush e merr godinën, Basha apo Berisha?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Të shtunën në mbrëmje, pasi Basha përjashtoi Berishën përmes përpjekjes për të bërë Kuvend dhe pasi Berisha shkarkoi Bashën përmes përpjekjes për referendum, Lulzim Basha u shfaq në një nga sallat brenda selisë së PD-së i rrethuar nga strukturat, ndërsa Sali Berisha foli nga oborri i selisë i rrethuar nga brohorimat e anëtarëve të partisë.

Ndryshe nga dita kur Berisha iu fut në seli, kësaj radhe Basha u pa më i qetë, më i sigurtë te vetja dhe më pak i mllefosur. As nuk stonoi kur foli dhe as nuk e sulmoi fort Berishën, siç kishte bërë pak ditë më parë.

Përkundrazi, u kërkoi vartësve në sallë të mos e qeshnin gazetaren e Syri-t se bëri një lapsus, ironizoi dhëndrin e Berishës që i kishte hipur mbi makinë me dy gishtat lart dhe thjesht u tall me referendumin e radhës, që së shpejti do të shkarkonte Entoni Blinkenin apo Xho Bajdenin. U duk sikur votat e mbi 44 mijë demokratëve nuk ia kishin cënuar ekuilibrat, megjithëse rezultati ishte 99% kundër tij.

https://streamable.com/xosl87

Qindra entuziastë që e ndoqën Berishën në të ftohtë pas 12 orëve impenjative të referendumit, hynë me vrull brenda në korridoret e godinës. Hyrja ishte për inerci. Pas disa hapash, kthyen kokën pas dhe panë për habinë e tyre, se Berisha kishte qëndruar tek shkallët. Shikoni videon më poshtë:

https://streamable.com/i2mffc

Rezultati i referendumit u lexua tek shkallët e selisë nga Albana Vokshi. Tek shkallët u festua edhe fitorja e shkarkimit me thirrjet “Basha ik”. Po aty, tek shkallët, kryetari u pagëzua edhe njëherë si “Lul Brava” dhe u tha se pati fatin e njëjtë me Ramiz Alinë në njësinë nr.8 në Tiranë.

Por askush nuk e kaloi vijën e kuqe. Militantët pritën më kot kushtrimin për ta’u futur në godinë dhe për ta nxjerrë nga zyra, në rrugë kryetarin që kishin shkarkuar dhe që u kishte ndërruar bravat e zyrave.

Por pasi dëgjuan edhe një deklaratë që i ftonte në protestë kundër Vuçiçit, u shpërndanë në paqe. Brenda në godinën e PD-së, Basha vazhdoi i qetë mbledhjen e kryesisë.

I pyetur nga gazetarët, se përse po qëndronte jashtë në oborr dhe nuk futej brenda në parti, Sali Berisha lëshoi një sinjal kujdesi për situatën e krijuar. “Me kaq shumë njerëz s’kisha si ngjitesha…”.

Pastaj akuzoi Edi Ramën se “duke marrë peng Lul Bravën duke ia mbush taracën me Gardistë dhe Renea e kanë shndërruar në një aset të qeverisë”.

https://streamable.com/owb8ms

Pastaj tha se Basha nuk mund të qëndronte përgjithmonë brenda, por një ditë do të dilte jashtë duke i folur gazetarëve me shaka: “Ça do fillojë grevë urie në zyrë ai? Ta provojë të hyjë në grevë urie po të dojë”.

Pretendimi se korridoret e selisë blu ishin mbushur me njerëz të armatosur u përcoll me ironi nga brenda PD-së. Duke treguar në njërën anë Agron Gjekmarkajn dhe në anën tjetër Alfred Rushajn, Basha tha se “kta dy personat me maska, njëri është i RENEA-s dhe tjetri i Gardës, por s’po e marrim vesh kush është i RENEA-s dhe kush është i Gardës. Një herë tha persona të armatosur, sot ka thënë që ka RENEA, nesër do thotë marinsa” vazhdoi ai duke bërë ironi me doktorin.

https://streamable.com/rnw7ww

Edhe kryeministri Edi Rama e mohoi se kishte çuar forca të armatosura në selinë e PD-së. Vendimi i Berishës për një tërheqje nga skenari i futjes në seli bashkë me anëtarësinë ishte i qartë.

Nëse Berishës do t’i duhej me çdo kusht selia e PD-së, dita më e mirë për ta marrë godinën ishte e shtuna e 18 Dhjetorit.

Shkarkimi i Lulzim Bashës sapo ishte vulosur me votën e dhjetëra mijëra demokratëve. Në anën tjetër, Lulzim Basha kishte vënë në skenë një Kuvend në kufijtë e komedisë, me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe me shifra të fryra në mënyrë qesharake.

Atëherë përse u ndal Berisha në shkallët e selisë blu, duke i lënë të qeta strukturat që demokratët i kishin asgjësuar me votë?

Ditë më parë, në 13 Dhjetor (foto lart) kishte vepruar ndryshe. Hyri me vrull bashkë me Komisionin e Rithemelimit dhe militantët brenda në godinë. Lulzim Basha e pa veten në kurth. I gjendur brenda një salle gjatë një mbledhjeje rutinë, ai qëndroi për disa orë me një grup grash dhe vajzash. Jashtë në korridore, dhjetëra militantë të irrituar thërrisnin “Basha ik”.

Më vonë tregoi se skenat e krijuara i kujtuan paraardhësit me dhëmbë të thyer dhe të rrahur. Si përgjigje, lëshoi akuza të forta ndaj Berishës, duke i kujtuar vitin 1997 dhe 21 Janarin. Mesazhi kryesor ishte se karrigen dhe zyrën e kryetarit nuk do ta lëshonte lehtë.

Gjasat janë që Berisha vendosi se nuk i duhej një degradim i tillë i procesit që ka krijuar tashmë prej muajsh, që pasi u shpall “non grata”. Skenat e dhunës do të ishin konfirmim i akuzave që e prezantojnë si një fantazëm e të shkuarës.

Me vendosjen e llogoreve në seli, nuk do të qe çudi që Basha dhe Berisha mund të bashkëndajnë përkohësisht të njëjtat ambjente. Si njëri, ashtu edhe tjetri për herë të parë dhanë disa mesazhe të tërhequra kur folën para kamerave.

Ndoshta nesër nuk do të jem këtu, por në seli jemi ne” u shpreh Berisha përballë ngulmimit të gazetarëve, që kërkonin të dinin kur do të hynte në godinë.

https://streamable.com/v0u6kc

Basha ndërkohë u sqaroi të tijve “normalitetin e ri” me fjalët: “Se sa herë hipën e zbret shkallët Sali Berisha, kjo nuk është puna jonë. Ai është i përjashtuar tashmë nga forumet drejtuese”.

https://streamable.com/0dki1o

Varianti i çiftit të divorcuar, që detyrohet të ndajë të njëjtën shtëpi pas prishjes së martesës është përmendur që në fillim si një nga format ku do të kanalizohej konflikti Berisha-Basha. Për momentin mund të duket si zgjidhja më e mirë për të dy. Ironikisht, ky është varianti që i intereson edhe Edi Ramës, sepse kështu vazhdon të mbetet aktiv sherri në PD./Lapsi.al



36 Comments

  1. Basha duhet nxjerre urgjentisht me nje shkelm ne bythe nga zyra e kryetarit. S’ka me pune aty. Ai eshte nje lider i kapur qe nuk duhet te mbaj me te kapur per asnje sekonde me shume opoziten. Qelbesira.

    1. Sala ka frike te futet do bej gam gam ke oborri dhe do e perzene dhe aty Lul viktima ja futi sa krahu Amerikanet mezi presin te bej hap falls te futet me zor po sala ka dhjere ne breke Qari ed hajdutit te rri ne pushtet

  2. Ajo që harohet e injorohet në diskursin mediatik për këtë situatë të krijuar në Partinë demokratike, është fakti se Shqipëria është një vend antar i NATO-s, e që SHBA , duke pasur gati gjysmën e parave të investuara për këtë institucion politiko-ushtarak ndërplanetar, ka rolin drejtues të kësaj organizate.
    Antarësimi në një organizatë të tillë të fuqishme ushtarake, , veçanërisht për një vend të vogël si Shqipëria, e relativizon nocionin “sovranitet” absolut.
    Pa i hyrë shkaqeve se pse u shpall z.Berisha non grata nga qeveria amerikane, pasoja e kjartë është se ate nuk e njeh jo vetëm SHBA, por edhe NATO që udhëhiqet prej këtij shteti.
    Pasi SHBA ka deklaruar se nuk do të njohë në Shqipëri një formacion politik partiak të drejtuar nga një “person nongrata”, meqë Partia Demokratike e drejtuar nga z. Basha, është e regjistruarn në Gjykatë dhe njihet edhe nga KQZ, nëse kjo parti i drejtohet institucioneve të NATO-s për tu mbrojtur nga ndonjë veprim i dhunshëm i një fraksioni të pa legjitimuar nga ligjet e shtetit, mund ta shpallë këtë formacion antidemokratik e bile edhe terrorist nëse ndërmer veprime të dhunëshme.
    Pra llogjikisht, fraksioni Berisha mund të legjitimizohet si pjesë e PD apo si parti më vete, vetëm kur të jetë pranuar nga Partia demokratike legale.
    Çdo interpretim se ndonjë formacion politik në një shtet demokratik pluralist antar të NATO-s, mund të marë pushtetin me “revolucion bollshevik”, është interpretim komunist.
    Demokracia funksionon me zgjedhjen e përfaqësive në parti e jo të tekave të një individi, për interesa personale.
    Tre-katër muaj më parë, në Partinë demokratike janë zhvilluar zgjedhje të reja e të rregullta me parimin një antar një votë, ku ndërmjet 4 kandidatëve për kryetarë të kësaj partie, e me shumicë dërmuese edhe me votën e Berishës e të gjithë mbështetësve të tij të sotëm, Basha fitoi mbi 80% të votave.
    Është domethënës fakti se më të zellshmit për tja vënë fajin vetëm Bashës për humbjen e zgjedhjeve, janë pikërisht ata politikanë që në zonat ku ishin ngarkuar për të udhëhequr fushatën, dolën me rezultate më të dobëta.
    Është e natyrëshme që udhëheqësi historik i kësaj partie, me karizmin e energjitë e tij , mund të ketë më shumë mbështetje në antarësinë sesa në përfaqësuesit e zgjedhur.
    Pa mendoni sikur Berisha në “foltoret”, me këto energji për të shkatëruar partinë e tij e për të sulmuar egërsisht politikanin që zgjodhi vetë dhe e vlerësonte me superlativa, si në kohën e qeverisjes, ashtu edhe në opozitë, ti kishte harxhuar këto energji me “foltore” të tilla në fushatat zgjedhore për të demaskuar qeverinë e korruptuar të Ramës, apo narkoshtetin siç e ka cilësuar ai.
    Pamvarësisht se ai kishte dhënë dorheqje nga të gjitha funksionet, askush nuk mund ta akuzonte ate që të bëhej një protagonist i fuqishëm i fushatës për partinë e krijuar prej tij,
    Asgjë të keqe nuk do të kishte sikur në të njejtën kohë me Bashën , liderin e ri me energji rinore që dilte në këmbë në fushatë në të gjitha qytetet e takonte në rrugë qytetarët, Berisha si më i moshuar, ta ndihmonte PD në fushatë .duke bërë “foltoret” ulur në ambiente të myllura.
    Nëse Berisha me energjitë e tij të pashterëshme, do të kishte dalë nëpër foltore për të goditur me forcë narkoshtetin në fushatën elektorale, e do tju bënte thirrje antarësisë që të denonconin çdo veprim të kundërligjshëm të narkoshtetit në masakrimin e zgjedhjeve.
    Ai u mjaftua vetëm me të famshmin “qytetar dixhital”, por që ishte i kufizuar vetëm në ate pjesë të antarësisë që përdornin rrjetet sociale.
    Nuk e kemi parë “konservatoren” shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, që të vijë në Shqipëri e të bëjë në emër të “konservatorizmit” , fushatë elektorale për partinë demokratike shqiptare, pjesë e rëndësishme e së cilës vazhdonte të ishte edhe “konservatori” ish komunist Berisha.
    Paraqitja e saj në krah të Berishës që nga foltoret e deri me zgjedhjen e saj si antare e “komisionit të rikrijimit të PD”, i ngjet provokimit që në refeferendumin e tij për shkarkimin e Bashës, të shkojë e të bëjë show në një piceri me emrin Amerika, pak metra larg ambasadës amerikane, për të votuar veten e tij.
    E kam vlerësuar Berishën dhe vazhdoj ta vlerësoj për kontributet që ka dhënë në lëvizjen demokratike për përmbysjen e sistemit diktatorial enverist, por ama nuk ka sepsetë mos kritikohet ai kur bën veprime të jashtëligjshme për një sistem demokratik, që vetë e ka promovuar.
    Së fundi, ideollogjia konservatore me flamurin e së cilës ka dalë Berisha me Kokalarin në krah, është kundër “revolucioneve bollshevike”, pretendimit që këmbët të komandojnë kokën.

    1. Sala do tjua shkërdhejë kurvat, nulit e kurvave të tjera, por fatkeqësisht mutrave si ti që bën këtë koment dhe që nesër kur Sala të jetë në pushtet do të shkoni ti lëpiheni, në mos paçi filluar që tani, prapë do të mbijetioni e do të vazhdoni ti lëpiheni kryetarit të radhës duke mashtruar në kurriz të votuesve të ndershëm.

      Foltoret i pe o qorr?
      Kuvendin e datës 11 dhjetor e pe o idiot.

      Ajo është Partia Demokratike, antarësia, jo kurvat përfituese që në 8 vjet vjedhjesh e skandalesh të rilindjes nuk qenë të aftë të bindin njerëzit se ishin alternativë më e mirë.

      nul basha as 2000 antarë PD nuk arriti të mbledhë në kuvend, e jo më të ketë mbështetës të tjerë përveç disa zyrtarucëve propagandistë si puna jote që paguheni nga fondet e PD.

      Edhe sa humbje duhet për të dhënë dorëheqjen ky mut që ti iidiot i shërben përkundrejt përfitimeve?

  3. karakteri i tij provincial ku çdo gjë e merr personale dhe e lidhë me vetën, dhe nga ana tjetër mendësia e tij autoritare, ia bëjnë atij të pamundur të jetojë i qetë dhe pa pushtet edhe në vitet e pleqërisë. Me çdo kusht duhet t’i ngjajë liderit të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, të vdes i pushtetshëm.

    Për pushtet, Saliu ka rrahur, ka shitur, ka vjedhur, ka vrarë, ka shkaktuar luftë civile, e çka jo tjetër.Byroisti i salihut mundohet i shkreti por prap shpellkar do ngelesh

  4. Shtoj në komentin tim të mësipërm, edhe një fakt tjetër.
    Le të pranojmës se foltoret e Berishës paskan prodhuar një shumicë prej 43 mijë antarësh të PD pro tij.
    Por pse harojmë që mbi 60 mijë prej tyre kanë zgjedhur Bashën si kryetar, jo vetëm para katër apo 8 viteve, por edhe para katër muajsh.
    Është tepër e vështirë të verifikosh saktësinë e këtij numuri të pretenduar , qoftë edhe nga të dy palët, nëse nuk ka një vëzhgues asnjanës apo vëzhgim dy palësh për ta konfirmuar.
    Ama mazhoranca e numurit të deputetëve, antarëve të kryesisë dhe Këshillit të përgjithshëm të PD, është plotësisht e verifikueshme e kjo mazhorancë dukshëm i takon Partisë legale demokratike.
    Nuk është e vërtetë që në foltoret të gjithë pjesmarësit ishin mbështetës të flaktë të Berishës.
    I kam ndjekur të gjitha foltoret.
    Ka pasur një grup “koral” të organizuar që thërisnin në kor “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, një pjese e ulur që mbanin edhe kokat ulur, por edhe shumë ish të persekutuar e ish pronarë që e akuzuan Berishën se edhe ai si socialistët nuk ka bërë thuajse asgjë për ta.
    Përgjithësisht ata që e mernin fjalën, ngaqë Berisha të gjitha fajet për humbjen e zgjedhjeve ja ngarkonte Bashës, me të drejtën e tyre ankoheshin se ju kishte vajtur kot mundi e sakrifica për të shkuar në demostratat deri në Tiranë .
    Demostratat kundër qeverisë Rama në Tiranë, nuk u zhvilluan si fushatë elektorale, por një demaskim i korrupsionit e krimit që ka mbjellë regjimi i Ramës.
    Q ta akuzosh Bashën si peng i Ramës, pas atyre demostratave, e pasi ishte kaluar në veprimin ekstrem të lënies së ,mandateve, e kalon cakun e qesharakes.
    Në fushatën elektorale , ishte Basha që nuk la cep të Shqipërisë pa shkuar e duke kaluar në këmbë nëpër rrugë, e jo Berisha që ulej në foltore që padyshim kanë edhe kosto financiare akoma të pazbardhura, për të “dërmuar” armikun “Peng Basha”, apo “Peng kryetari”
    Në fakt, Basha në përceptimin publik e veçanërisht pas kësaj që ka ndodhur, rezulton se ka qenë peng i Berishës.
    Vërtetë që Rama e ka shfrytëzuar me mjeshtëri djallëzore këtë realitet, ama pamvarësisht se me këtë të vërtetë ka abuzuar Rama, e vërteta nuk mund të mbulohet me shoshë.
    Nuk e kishte shfaqur publikisht Basha që është penguar nga ish shefi i tij, që të kryej i pamvarur detyrën e kryetarit të partisë, duke mos dashur që ta bëjë të dyshimtë figurën e Berishës, por ama siç thuhet “dy duartë për një kokë janë”, kur Berisha filloi ta sulmojë me mashtrimet e përhapura nga Rama e Tao Palla, edhe Basha e kishte të drejtën që ta kritikonte publikisht për ato “gabime” që vetë Berisha i pranoi në foltoret e kërkonte falje në sejcilën prej tyre.

    1. O idiot që rrekesh të fajësosh Berishën si Mero Baze!

      Berisha ka 1000 gabime, dhe më i pafalshmi është mbështetja për Bashën. e dhjetra bshëve më të vegjël, një ndër ata je dhe ti, që paguheni për të mashtruar njerëzit.

      Nuk e kuptoj, ti ose je idiot ose je i detyruar të komentosh këtu për të vazhduar refrenin edvinis “Fajin e ka Saliu”

      SOt, megjithë krimet që i numërove në komentet e tua bajate e të stërthëna nga kundërshtarët e Berishës historikisht, nuk ishit në gjendje tu mbushni mendjen as 2000 anëtarëve të PD për të ardhe në kuvend, pra kjo është mbështetja që ka Basha.

      Këto mut komentesh vetëm i acarrojnë më keq edhe ata që mund të jenë neutralë në këtë situatë.

      Basha paska qenë Peng i Berishës- thua në koment.

      Ta pranojmë që është e vërtetë.

      Kur duke pas edhe Berishën mbështetje shkoi 4 vjet nga humbja në humbje, po me Berishën kundër ku mendon se do shkojë? Vetëm në pidh të satome e ka vendin, merre çoja mamit në shtëpi, se zyrat e PD i takojnë antarësisë.

    2. Basha u zgjodh kryetar si perfqesues i pd-se . E dine te gjithe Basha nuk eshte as mish as peshk. Burre koti ! Genjeshtar me noter. Anje nga te pd-se nuk e ka dashur , vetem ca fyçka qe parfumoseshin gjithe diten. Mire tha Ylli Rakipi – na je peshtirosur Bashe.

    3. Sa qenke lodhur o sufllaqe? Mos u nxito te postosh here tjeter, kopsite, permblidhe “sintezen” ne nje e postoje o te qifte Ramazani robt te qifte. Baxhella meshkuj.

  5. Shtoj në komentin tim të mësipërm, edhe një fakt tjetër.
    Le të pranojmës se foltoret e Berishës paskan prodhuar një shumicë prej 43 mijë antarësh të PD pro tij.
    Por pse harojmë që mbi 60 mijë prej tyre kanë zgjedhur Bashën si kryetar, jo vetëm para katër apo 8 viteve, por edhe para katër muajsh.
    Është tepër e vështirë të verifikosh saktësinë e këtij numuri të pretenduar , qoftë edhe nga të dy palët, nëse nuk ka një vëzhgues asnjanës apo vëzhgim dy palësh për ta konfirmuar.
    Ama mazhoranca e numurit të deputetëve, antarëve të kryesisë dhe Këshillit të përgjithshëm të PD, është plotësisht e verifikueshme e kjo mazhorancë dukshëm i takon Partisë legale demokratike.
    Nuk është e vërtetë që në foltoret të gjithë pjesmarësit ishin mbështetës të flaktë të Berishës.
    I kam ndjekur të gjitha foltoret.
    Ka pasur një grup “koral” të organizuar që thërisnin në kor “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, një pjese e ulur që mbanin edhe kokat ulur, por edhe shumë ish të persekutuar e ish pronarë që e akuzuan Berishën se edhe ai si socialistët nuk ka bërë thuajse asgjë për ta.
    Përgjithësisht ata që e mernin fjalën, ngaqë Berisha të gjitha fajet për humbjen e zgjedhjeve ja ngarkonte Bashës, me të drejtën e tyre ankoheshin se ju kishte vajtur kot mundi e sakrifica për të shkuar në demostratat deri në Tiranë .
    Demostratat kundër qeverisë Rama në Tiranë, nuk u zhvilluan si fushatë elektorale, por një demaskim i korrupsionit e krimit që ka mbjellë regjimi i Ramës.
    Q ta akuzosh Bashën si peng i Ramës, pas atyre demostratave, e pasi ishte kaluar në veprimin ekstrem të lënies së ,mandateve, e kalon cakun e qesharakes.
    Në fushatën elektorale , ishte Basha që nuk la cep të Shqipërisë pa shkuar e duke kaluar në këmbë nëpër rrugë, e jo Berisha që ulej në foltore që padyshim kanë edhe kosto financiare akoma të pazbardhura, për të “dërmuar” armikun “Peng Basha”, apo “Peng kryetari”
    Në fakt, Basha në përceptimin publik e veçanërisht pas kësaj që ka ndodhur, rezulton se ka qenë peng i Berishës.
    Vërtetë që Rama e ka shfrytëzuar me mjeshtëri djallëzore këtë realitet, ama pamvarësisht se me këtë të vërtetë ka abuzuar Rama, e vërteta nuk mund të mbulohet me shoshë.
    Nuk e kishte shfaqur publikisht Basha që është penguar nga ish shefi i tij, që të kryej i pamvarur detyrën e kryetarit të partisë, duke mos dashur që ta bëjë të dyshimtë figurën e Berishës, por ama siç thuhet “dy duartë për një kokë janë”, kur Berisha filloi ta sulmojë me mashtrimet e përhapura nga Rama e Tao Palla, edhe Basha e kishte të drejtën që ta kritikonte publikisht për ato “gabime” që vetë Berisha i pranoi në foltoret e kërkonte falje në sejcilën prej tyre.
    Sa për gjuhën e ndyrë të këtij moçalit të enverizmit që kërkon ti ndajë shqiptarët në “shpellarë” e “fushorë”, mund ti them vetëm kaq se figurat më të shquara të historisë së Shqipërisë, që nga ata që shkruajtën për herë të parë gjuhën shqipe

      1. me pidhropsha kafshe e fashista si puna jote, eshte me mir te qendroj sa me larg pushtetit dhe shqiptareve, se nuk eshte faji vetem i kryeshtazes, po edhe i mortjeve si puna jote. njerez te eger dhe me mentalitet urrjetje. u jan errurr syt robqirave dhe vjellin vrer per kedo. shajn te gjith qe i kundershtojn. para dy muajsh basha ishte super, e votut me 85%, tani na doli njeriu me i lig i planetit. nuk e kuptuat per 12 vjet rresht dhe e kuptuat sa i tha njeher, ndoshta per her te par, i tha jo salehut. ikni evnerista, hapni krahun, nuk ka me pushtet per enveristat. ne vend me merreni me korrupsionin galopant te qeverise, po ja fusni njeri tjetrit. ci qi ropt se qeveria vjedh, e rendesishme eshte ti qini ropt bashes. se nuk keni as tru e as mend. e rendesishme eshte qe salehu me familjen te gezojn gjen e vjedhur pa vari karin jetes tuaj. mjeran.

        1. dolli erion veliaj me pene ne dore…

          hahah

          ik o trap svjen me skenar te shkruar, fantazi perverse sic jane 780 mije vota per ramen, ai ju qi ne bythe , ju lepakokerrleku, pashkolla pa shendetesi, pa shpi se kashk 1000 em2 ne yzbersih
          ju qi ju dhunon ju vjedh cdo ditet e ju i beni temena

          perverse ne tru

          rrace bastarde

  6. Sherri për zyrat në PD/ Kush e merr godinën, Basha apo Berisha?

    Te jesh me Bashen do te thote te jesh me statusquone .
    Te jesh me Berishen do te thote te jesh me ndryshimet .
    Secili e bene zgjidhjen vete , shpresoj qe te bejne zgjedhjen e duhur .
    Gjithsesi ajo godine nuk ka per te qene as e Bashes e as e Berishes por e Shqiptareve qe duan prosperitetin .

    1. hahaha, o cna dhejeve. un do thosha:
      – me bashen ne vend numuro;
      – me salen, kthim mbrapa;
      – me asnjerin, ndryshime pozitive.

      1. asnjeri eshte lali eri ???

        mos kimerakse dojetebela balluku kandidate , lalieri ben mre te veje bythen ne pjate tek alex sorros me zezakun e vet
        nuk ka shpetim

  7. Ti shpellkare me shume X salihu per ndryshimin kjo eshte gallate malokesh ne shpella dhe jo nga njeriut normal,ne moment tuaj o shpellkare vetem salihu hyn pyeteni mamin nje here per kete pune dhe atehere do kuptoni dhe ndryshimin e madh

  8. Nderkaq vjen “sihariqi” i rradhes nga pushteti Ramna –
    – As kete dhjetor (ashtu si nga ardhja e Rames ne pushtet) nuk ka asnje kokerr leku shperblim per vitin e ri per Buxhetoret e “Shqiperise qe duam”!
    (kujtoj se i fundit shperblim per Buxhetoret shqiptare u dha ne ate dhjetor 2012)
    Ta gezoni “Shperblimin” e munguar te 9-te te rradhes or Buxhetore mjerane.

    1. Vetëm nga heqja e shpërblimit, në familjen time me dy të punësuar në shtet na janë vjedhur 1.620.000 lekë të vjetra për 9 vjet 2013-2021.

      1. Meqë e pranon vetë se “në shtëpinë time kam dy të punësuar në shtet”, ky është tregues se je vetë neokomunist, përndryshe po të ishe i djathtë,, do të ishe i papunë.

  9. Lapsi ti mire e ke. Por nese esht revolucion duhet nxerr me shkelma nga zyra si legen. Por nese esht me mbrojt bythen e e vet nga Amerika do ndaj godinen, e do bej bla bla nga shkallet e godines. Kam frige se Berisha s’do me e marr pd.

    1. Akoma ka individ që janë errur sytë dhe nuk janë në gjëndje të kuptojnë që Luli i vocër ka maru.Dhe selinë do ta lëshojë më hir ose pahir.A e pa të që të gjithë anëtarët e Pd në lagjen e tij e fshinë si kryetar.Por i sëmuri bipolar ska si të reagojë sepse nuk është në gjëndje të mendojë e të veprojë në realitet. Pra ngelet që ta çojnë në psikiatri më forcë.Sa për Berishën në përgjigje të atyre që vuajnë nga sindroma fajin e ka Berisha shikoni dhe hapni sytë se po veproni dhe ju si të infektuar me sindromën e Lulit që jeton jashtë realitetit.

  10. Luli i shkerdheu Argiten ne Kosove tani po shkerdhen Saliun ne bythe Ngelet ti shkerdheje dhe Xeni bythqirin ! I forte dole more Lyl!

    1. Sali Berisha, tashmë i zbuluar për krimet e tij ndaj kombit, po kërkon një folè. Foleja e fundit nga ku doli përjetësisht, ishte Parlamenti dhe Partia Demokratike. Në Amerikë dhe në vendet e Evropës nuk i shkel më këmba. Në Tropojë, ku ka lindur- u shoqërua nga një ushtri e tërë militarësh për në Foltore; atje thonë se ‘është edhe në gjak’ kanunor… Atëherë, ku do ta ndërtojë ‘çerdhen’? Fatmirësisht për të, erdhi zoti Vuçiç. Bashkë me këtë po ndërtojnë çerdhen e ‘nacionalizmit’. Kjo është çerdhja e fundit e maskarenjve, thotë Makiaveli.

      1. Mund të mburresh se je parraziti më koqe, nga të gjithë sufllaqet, vuçiç ri me edvinin e ti ha mut për doktorin.

        Po ajo e Makiavelit është më e fortë, se tregon që je idiot komplet, nacionalizmi nuk ekzistonte si koncept politik në kohën e tij.

  11. ket pun e ndan vec gjykata (pas nja 7 vjetesh). problemi eshte se po u priten vendimet e gjykatave, sala ska shum koh per ndryshimet e medhaja pastaj.

  12. Kte pun e ndan vetem sherri vlla
    Nga nje ane pidhushat e lulit nga ana tjeter cecent e sales, fut e bker, kush ngel ne kemb merr partine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *