Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Harry Styles i janë ofruar 1.3 milion dollarë për të kënduar në koncertin privat për festën e Vitit të Ri në Miami Beach në Florida.
Një burim tregoi për “The Sun” se Harry nuk mund ta besonte fatin e tij që iu ofruan një milion dollarë për të kënduar disa këngë. Styles u ftua për koncertin privat, një ditë pas performancës së tij në “Capital One”, që do të mbahet më 30 dhjetor. Mirëpo, një tjetër burim i afërt me këngëtarin, zbuloi se ai ndryshoi mendje dhe nuk planifikon më të bëjë koncertin privat sepse dëshiron të kalojë kohë me të partneren e tij, Olivia Wilde.Çifti u lidh në muajin janar, teksa filmonin filmin e ardhshëm ‘Don’t Worry Darling’.