• |
ide | kryesore

Spiropali: PD-ja e ka humbur legjitimitetin, Basha nuk meriton replikë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, është dhe reagimi i parë nga kampi qeveritar për situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Spiropali në fjalën e saj në Kuvend e ka nisur me një përgjigje për kryetarin e PD-së duke theksuar se me të gjithë situatat që po ndodh në kampin opozitar nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë replikë me shumicën.

“Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së dhe kacafytjes mes dy hijeve, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga kjo shumicë. Arjan Sala ishte 33 vjeç bir i dy prindërve të ndershëm, bashkëshort dhe babai i një fëmije 2 vjeçar. Në një ditë ai shkoi në punë dhe nuk u kthye me dhe këshilli i ministrave e shpalli hero pasi sakrifikoi veten për qytetarët. Edhe pse nuk ka qenë deri më tani status mbrojtje financiare për fëmijët e personave që kanë rënë në përpjekje për jetën e individit si rezultat i një vetëmohimi, sot në Kuvend do të jepet tashmë një mundësi e tillë. Sot do të miratohet ligji për “Mbrojtjen e Fëmijëve nën  kujdesin e Republikës”. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të jenë më pa përkrahje”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se fëmijët e personave që kanë rënë në krye të detyrës dhe në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe vetëflijimit do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë.

“Kjo politikë nuk përfshin vetëm përfitimet materiale për këto fëmijë por respektin që ka kjo shumicë ndaj familjeve dhe qytetarëve që i japin gjithçka. Këto janë shembuj që ne përmes kësaj politike i ngremë  jashtë, Nderim për jetë atyre që sakrifikohen”, ka thënë ndër të tjera Spiropali.



5 Comments

  1. Kur them un qe Rama ben tifo per Berishen, ju te gjith hidheni perpjet e ne sulm. Rames i intereson gololi, qe te ket pushtet te perjetshme me mbeshtetje t nderkombetareve.

    1. o ti i pa emer Rames nuk i interson as sali berisha as ilir meta dhe as lulzim basha Rama nuk do ti shohi me me sy keto sepse keto jan ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca plera ca te pa fytyre

  2. Pse ? Se te permendi rrobat firmato ? Mbas z.Peza , ti je me gafilja ne hajni . Mjafton nje kontroll garderobe per te kuptuar sesa hajne je . Dikur ndrroheshe nje here ne shtate dite sot shtate here ne dite . Dikur bleje tek gabi sot vetem firmato . Po te kishte drejtesi ky vend , sidomos per ju gafilat , ty do ti kishin hedhur çelsat ne oqean .

  3. edhe Spirra-palja njofti berishen me i fjale ??

    Hajde lul hajde, te boni dalje edhe padroni

    pupupupu sa poshte

  4. o ti i pa emer Rames nuk i interson as sali berisha as ilir meta dhe as lulzim basha Rama nuk do ti shohi me me sy keto sepse keto jan ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca plera ca te pa fytyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *