• |
ide | kryesore

100 ditë qeverisje, Rama mbledh nesër ministrat në retreat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas takimit me Vuçiç dhe Zaev për “Open Balkan”, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën kabinetin qeveritar për një retreat. Burimet i thanë Lapsi.al se takimi do të zhvillohet në periferi të Tiranës për disa orë më radhë.

Në fokus janë 100 ditët e parra të qeverisjes në nisje të këtij mandati të tretë. Çdo ministër do t’i prezantojë Ramës dhe kabinetit, arritjet dhe çështjet që kanë çuar përpara në këto 3 muaj.

Edhe pse dhjetori ka qënë muaji i ndryshimeve në kabinet, së paku në tre vitet e fundit, gjasat janë të pakta që nesër të ketë “prerje kokash” ndonëse ka ministra me tregues të ulët performance.

Nuk dihet ende nëse në përfundim të retreat-it do të ketë ndonjë komunikim të Ramës përmes ERTV apo i gjithë takimi ka për të mbetur i mbyllur për publikun. ©Lapsi.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *