• |
ide | kryesore

8 mijë euro mallra kontrabandë në Kakavijë, arrestohen dy shoferët e autobusit, nën hetim dy doganierë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kontrabandës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. V., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Xh., 50 vjeç, banues në Berat (drejtues të autobusit).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin autobus që këta shtetas drejtonin, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u gjetën mallra (veshje, produkte kozmetike dhe 40 steka me cigare), të cilat këta shtetas i kanë futur në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar në Degën Doganore Kakavije.

Në përfundim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit Y. R., 50 vjeç dhe E. H., 47 vjeç banues në Gjirokastër, me detyrë doganierë në Degën Doganore Kakavije.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat. Vlera totale e mallrave shkon rreth 8000 euro.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 



1 Comment

  1. Une them qe jane 80.000 eu. Ashtu duken te pakten. Dhe 800.000 eu mund te jene.
    Te pakten nuk ka as hashash as siriane ne ato canta letre. .
    Sirianet kapen ne Fier e Tirane, kurse hashashi ne Janine. Ata vlejne nja 8 euro. Urime per keto rezultate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *