• |
ide | kryesore

Analiza/ Rusia dhe Ukraina, luftë apo blof? Pse Putin ka çuar ushtrinë në kufi dhe si mund të përfshihet SHBA

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Kur u shemb Bashkimi Sovjetik, e humbi kontrollin e territoreve kufitare perëndimore, të cilat kishin qenë themeli i sigurisë së tij për qindra vite. Ato territore kufitare krijuan një “thellësi strategjike”, që i detyroi pushtuesit të angazhoheshin në fushata ushtarake të gjata dhe rraskapitëse, të cilave Rusia mund t’u bënte ballë.

Rusia ishte sulmuar në shekullin XVII nga suedezët, në shekullin XIX-të nga Franca, dhe 2 herë në shekullin XX-të nga Gjermania. Ajo kishte zhvilluar edhe luftëra kundër Turqisë gjatë shekujve XVIII-XIX. Në vitin 1991, këto rajone kufitare u bënë të pavarura, dhe nga pikëpamja ruse, Perëndimi në përgjithësi, dhe Shtetet e Bashkuara në mënyrë specifike, po synonin të vinin nën kontroll shtetet e sapoformuara.

Dhe kjo përbënte një kërcënim ekzistencial për Rusinë. Në një artikull të mëhershëm, unë kam argumentuar se për të mposhtur një armik, duhet më parë të kuptosh objektivisht se si e sheh veten. Dhe nga ana e saj, Rusia e sheh veten si të pambrojtur, veçanërisht ndaj Perëndimit, ku e kanë historikisht origjinën kërcënimet më të rrezikshme për të.

Bjellorusia dhe Ukraina janë zemra e frikës ruse. Kufiri ukrainas, ndodhet vetëm disa qindra km nga Moska, dhe për këtë arsye përbën një kërcënim i madh kur është në duart e armiqve. Distanca nuk do ta rraskapitë një armik që sulmon prej andej.

Nga pikëpamja e Moskës, mosgatishmëria e Shteteve të Bashkuara për ta njohur këtë frikë të madhe, tregon se Uashingtoni ka plane agresive dhe të rrezikshme. Vlera e vetme e imagjinueshme që kanë për amerikanët Bjellorusia dhe Ukraina, është se ajo e vendosin Rusinë në një pozicion ku ajo duhet të kapitullojë para Shteteve të Bashkuara për të gjitha çështjet jetike, ose të rrezikojë një pushtim të drejtpërdrejtë.

Prandaj Rusia duhet të veprojë. Dhe e ka bërë tashmë këtë gjë në Bjellorusi. Vitin e kaluar, presidenti Aleksandër Llukashenko, fitoi në mënyrë të dyshimtë zgjedhjet presidenciale në vend, të cilat janë kritikuar shumë nga Perëndimi.

Rusët ndërhynë me shpejtësi për të shpëtuar Llukashenkon, dhe tanimë kanë de fakto kontrollin e plotë të Bjellorusisë, duke siguruar kështu Rrafshin e Evropës Veriore, rrugën kryesore të pushtimit nga Evropa drejt Moskës. Kjo lëvizje e shndërron Ukrainën, një shtet shumë më i madh dhe më i rëndësishëm, në fokusin kryesor të Rusisë.

Rusia duket se ka grumbulluar shumë trupa ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën. Nëse synimi është pushtimi i Ukrainës, nuk mjafton vetëm mposhtja e ushtrisë ukrainase, por ushtria ruse mund të pushtojë fizikisht zona kyçe të këtij vendit. Por nëse raportet janë të vërteta, kjo është një lojë e rrezikshme.

Plani i luftës i Rusisë është padyshim sekret. Por qeveria ukrainase ka bërë publike pikëpamjen e saj se si do të ndodhte një pushtim rus. Plani përbëhet nga 3 fronte kryesore sulmi që synojnë ta izolojnë dhe pushtojnë Kievin:në veri nga Bjellorusia, në jug nga Gadishulli i Krimesë, dhe në perëndim nga Volgogradi.

Por kjo strategji ka 3 probleme. I pari është logjistik. Këto forca me shumë divizione do të angazhoheshin në manovra dhe luftime me një intensitet të lartë. Të tria frontet do të duhet që të furnizohen në vijimësi, dhe ndërsa i afrohen Kievit, ato do të merrnin formën e një rrethi. Meqë duhet të supozohet se luftimet intensifikohen me zvogëlimin e avancimit, njëra nga fazat do të kërkonte sasi të madhe të karburanteve.

Faza e dytë do të kërkonte sasi të mëdha municionesh të të gjitha llojeve. Ekziston mundësia e ndërprerjeve të pakoordinuara të përparimit, duke lënë zbuluar krahët e ushtrisë ruse. Problemi i dytë është se kjo strategji do të krijonte një luftë të ndërlikuar, me shumë fronte, dhe të zhvilluar nga trupa që nuk kanë përvojë. Rusët nuk kanë zhvilluar një betejë me kaq shumë divizione që nga Lufta e Dytë Botërore. Ushtria e tyre është kompetente, por asnjë nga komandantët e tyre nuk e ka komanduar në këtë lloj beteje.

Lojërat dhe manovrat luftarake vlejnë në parim, por një forcë e paprovuar nën zjarr, ka nevojë për një strukturë komanduese shumë të sofistikuar. Dhe rusët nuk do ta dinë nëse e kanë një të tillë, derisa ta provojnë këtë në praktikë.

Problemi i tretë janë amerikanët, të cilët nuk do të përpiqen me gjasë të bllokojnë avancimin me trupat e tyre. Koha është thelbësore, por imponimi i “fërkimit” ndaj një armiku është i vlefshëm në vetvete. Për shembull SHBA-ja është në gjendje të transportojë forcat polake, për të krijuar atë fërkim. (Gjithnjë duke supozuar se polakët janë të gatshëm ta bëjnë këtë).

Por nëse do të zgjidhte të dërgonte trupat e veta, SHBA-ja do ta detyronte Rusinë të angazhohej në luftime në shkallë të plotë, sipas një plani për të cilin nuk ishte përgatitur. Por kërcënimi më i rëndësishëm nga amerikanët, do të ishte fuqia ajrore dhe raketore. Objektivat e tyre do të ishin nyjet logjistike.

Në luftën e blinduar, siç duket që është edhe plani, shkatërrimi i rezervave të karburantit dhe municioneve është i njëjtë me shkatërrimin e tankeve. Rusëve do t’u duhet që ta parandalojnë këtë duke neutralizuar bazat ajrore dhe raketore të SHBA-së, me shumë mundësi në shkallë globale.

Por që ta ndodhë kjo, Rusia duhet që ta përshkallëzonte luftën në statusin e një lufte botërore, dhe në atë pikë rreziqet për Rusinë do të ishin shumë të mëdha. Shtetet e Bashkuara e njohin kërcënimin rus, ose të paktën duan që Rusia të besojë se e ka njohur atë. Deklaratat e presidentit Bajden mbi këtë çështje, nënkuptojnë një nivel shqetësimi, i cili sugjeron se nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të kishte një ndërhyrje të SHBA-së.

Nëse Rusia synon që të pushtojë Ukrainën, do të nevojiten disa ndryshime. Por të realizuar një të tillë, ajo mund të ketë nevojë vetëm për aneksimin e një pjese të Ukrainës në lindje ose në veri. E interesuar të shmangë një luftë në mesin e Euroazisë, kur kërcënimi është i parëndësishëm, SHBA-ja ka të ngjarë të kundërpërgjigjet vetëm me sanksione.

Rusia mund ta përballojë këtë duke kërcënuar me zgjerimin e pushtimit, por pa e kryer këtë të fundit. Kjo e ndryshon dinamikën politike nëse Evropa, e paaftë për të ngritur vetë një linjë mbrojtëse, do të zgjedhë të zbusë tonet me Rusinë.Sigurisht, i gjithë kërcënimi mund të jetë thjesht një përpjekje për të testuar Bajdenin.

Gjatë Luftës së Ftohtë, testimi i presidentit të ri të SHBA-së, ishte një rutinë e sovjetikëve. Por bërja e këtij testi sot, mund të shihet si një veprimtari me rrezikshmëri të ulët, dhe me përfitime të mëdha. Në fakt, ka shumë kundër argumente mbi pikëpamjen time, se një pushtim i plotë i Ukrainës është shumë kompleks dhe i rrezikshëm për t’u ndërmarrë.

Rusët nuk kanë luksin të përballojnë një humbje, në përpjekjen e tyre për të siguruar Ukrainën në realitetin aktual gjeopolitik. Ata kanë kohë për të lëvizur. Por kjo vetëm nëse Putin, që është i interesuar të ri-caktojë kufirin, është i përgatitur të rrezikojë për hir të lavdisë personale. Ndoshta kjo mund të jetë e vërtetë, por njerëzit e KGB-së janë të trajnuar të jenë të kujdesshëm. Basti im është se ky është një bllof. Por gjithsesi për këtë çështje, unë nuk do të vija në bast shtëpinë time. / “Geopolitical Futures” – Bota.al



3 Comments

  1. Sikur ta analizonim te keqen ne gjitha shkallet e shvillimit dhe gjitha fushat.rezultati demi me.i mall se dobija thotë:

    Si e analisojn politikanet ne gjitha pikpamjet .organizimin dhe menaxhimin e jetespergjigja eshte kjo vetem mbi baza interesi pazare interesi mundesi interesi mbijetes interesi per pushtetin e tyre veten e tyre rrethin e tyre.si e analizojne shkencetaret zhvillimet vetem mbi baza te ligjeve rregullit funksional perpu nojne planet idet i materializojne ne shpikje funksionale ne dobin njerzore.. njekohesish impulsojn shoqerin me informacione tregues te pagabushem informimi her si keshilla dhe her si alarm se drejt kusht shkon shoqerija njerzore.se jane treguesit moral te fes nga pasuesit e saje kjo kategori orientojn drejt allurimit Zotit 1 aftesimit profesional vlerave paqes per qartesi gjalleri siguri paqe shpres zgjllje shpetim si funksonojn zgjilljet .kete e tregon krijimi ullzimi dhe faktojne shkencetaret.dhe po e qArteson praktika. Nese fillon nje luft cfarndoll menjeher fillon polarizimi i fuqis.se teknologjis te gjitha llojeve pa pengues.arsyeja kur su pengun me i prollu armeet e shkatrrimit nuk mund te pengohet as perdorimi.lufta fillon nga interesi nje pale per dicka duke i shkakttu paddrejtesi pAles tjeter.lufta ka urrejtje llimbje humbje ka ndjenj per te mbijetuar mosdorzuar ne procesin zinxhir te luftes per te fituar moshumbur vihet ne perdorim me shpejtesi shkall shkall cdo mjet cdo fuqi per ta arritur ose ne rast qe arrihet pik dorzimi dorziimi urrejtje dhhe mbijetes kjo menyr eklipson polarizim. Te gjith teknologjis perdorim te saj.kjo nuk mund te jet luft e kontrolluar por menjeher del jasht kontrolli.kjo luft esht moment qe hap porta ferri per njerzimin ne gjitha fushat duke pare nivlelin politik ne zhvillim vetem interesin jo vlerat jo te drejten hakun jo mirqenjen por antivlerat me konkurenc shkatrruese te gjith po i sherbejm shkatrrimit me intensitet te papar.nuk degjohet askun mesazhi jetes.me fjalen drejtesi hak rregull mas vlera .meshir mirkiptim transparenc per besushmeri .keshtu qe askush te mos mendojne .qe tani do kemi paqe mirqenje begati siguri qartesi zgjillje dashuri shpres shpetim .keto elemente jan larguar me koh nga mezi njerzoretashme jan polarizuar interesat dhe thelluar unitetet ne interresa ne te keqen grupet ndernjerzore momentalisht bota eshte totalisht jasht kontrollit ku tashme kina dhe rusija kan aftesin dyja bashke apo vecmas te shkatrrojn prendimin ne pak minuta ato i kan ven nen presion tashme por dhe prendimi ka aftesin ti shkaterrojne ne pak minuta kur per shkatrrimin diskutohet kush mund ta shkatrrojn njerit jetrin i pari kryesorja qendron shkatrrimi per te gjith ne menyre te ndersjellt eshte i mundur dhe dhogaritet si shpejtesi ne kohe.a ka mundesi te zgjatjes se paqes mbi toke .po ashtu sic u angazhuat per keq mund te angazhoheni per mire.por tashme ďuke zevendesu te keqen me te mir fjal per fjal urrejtjen me dashuri hakmarrjen me falje keqkuptimet permes te drejtes hakut me toleranc kthim haku falje mirkuptim. luften me paqe probleme me zgjillje pendimin dhe pranimin e te vertetes perderi sA u krijuat me te e ndjeni doni per vete te drejten hakun nuk deshironi padrejtesi tu behet por qe tani eshte domosdoshmeri ne ekzistencen tuaj ta deshironi dhe respektoni ne menyre te ndersjellt te gjitheve si detyrim hyjnor moral njerzor si urdher hyjnor si funksion dobish zgjilljesh ne burim si shpetim per ju.ZOTI MALLERISHEM LEJON TE ZHVILLOHET E QEQA PER AQ KOHE SA MENDOHET FLITET DHE VEPROHET NE GJITHA FORMAT DHE PER KET NDESHKON DHE TE PENDUARIT I MESHIRON .LEJON TE MENDOHET FLITET DHE VEPROHET E MIRA PER AQ KOHE SA NJERZIT ANGAZHOHET NE TE DHE SIPAS ANGAZHIMIT SHPERBLEN .JETEN NA BERI SPROV MES TE DYJAVE PER TE HUMBUR OSE FITUAR.ASKUSH NUK JU DETYROJ TE NDIQNI RRUGEN E HUMBJES E KERKUAT VET.NESE SJU PELQEN PERSERI ASKUSH SJU DETYRON TE NDIQNI RRUGEN E SHPETIMIT PERSERI ESHTE CESHTJE BINDJE PELQIMI DHE ZGJILLJE PER JU

  2. SHBA nuk pati force te fitonte luften me ca barinj rreckaman zbatharak dhe me kallashnikov te ndryshkur ne Afganistan dhe ju prisni te luftoj me Ruset. Kush do luftoj ushtria Amerikane e mbushur me homoseksual, ltranseksual, lesbike apo me administraten me te paafte ne historine e njerezimit kryesyar nga nje president pedofil me skleroze qe nuk mban mend as emrin e vet

    1. perse kjo urrejtje per USA o qelbesire. Apo se deri tani po te mban me buke , cliroi kosoven, na ka hapur rruget e botes..perse o bukeshkale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *