• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 policë të kufirit në doganën e Kapshticës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa Elbasan-Korçë ka arrestuar 2 oficerë të kufirit në doganën e Kapshticës.

Vendimi është marrë nga Prokuroria e Elbasanit duke marrë edhe miratimin gjykatës e cila ka dhënë masën “arrest me burg” për zyrtarët e policisë.

Në pranga ka rënë N/Komisar B.D.,52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe inspektori Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë Specialist Ndihmës Kontrollor në këtë Pikë të Kalimit Kufitar.

Të dy akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi në 31 gusht të këtij viti, në kundërshtim me detyrën kanë lejuar kalimin në këtë pikë kufitare të shtetasit A.Q., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” duke dëmtuar interesat e hetimit penal ndaj tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *