• |
ide | kryesore

Berisha flet nga brenda PD-së, i çon një mesazh Lulzim Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të fillojë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.” – kështu u shpreh Sali Berisha sot në selinë e PD-së.

“Gjer më datën 22 mars të gjitha strukturat e kesaj partie duhet, në përputhje me ndryshimet statutore, të shtrohen në struktura të anëtarëve të PD-së. Ata do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre, për forumet e tyre. 

Kjo është një punë intenisve, por pasioni, energjia, përkushtimi i demokratëve është më i madh se kurrë.” -theksoi Berisha.

Ish-kryeministri iu drejtua edhe Lulzim Bashës me një mesazh.

“Komisioni vendosi ti komunikojë deputetit Lulzim Basha, vendimet supreme të anëtarësisë së PD-së në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit, sic ishte referendumi i datës 18. Dhe ky akt sic e dini ishte ratifikimi i shkarkimit. 

Deputetit Basha do ti dërgohet një shkresë, ku do të njftohet me shkrim për këtë vendim. Ndërkohë, për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD-së. Komisioni vendosi të votojë se anëtarësia është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Pra vendimi i marrë do të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. 

Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm ti kundërvihet vendimit të referendumit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim.” 

Berisha i bëri thirrje edhe deputetëve demokratë që të verifikojnë votuesit e referendumit të datës 18 për shkarkimin e Bashës. ©Lapsi.al 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *