• |
ide | kryesore

Berisha paralajmëron policinë: Dhunuan 15 e 84-vjeçarë, s’do e tolerojmë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga selia e Partisë Demokratike, ku shkoi këtë mesditë për të zhvilluar mbledhje me Komisionin e Rithemelimit, Sali Berisha denoncoi se policia ka dhunuar të rinj e të moshuar në protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar kundër ardhjes së Presidentit Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi policinë se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se mbrëmjen e kaluar, deri në orën 01:00 të natës, janë mbajtur nëpër qeli adoleshentë 15-vjeçarë dhe të moshuar 84-vjeçarë.

“Dënoj disa akte brutale të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgonët e makinës. Veçanërisht narkobanditë të komisariatit nr. 2. Jam sot këtu për të paralajmëruar narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajnimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo në lëvizjet revolucionare. Mbrëmë gjer në orën 1:00 të natës në qelitë e komisariateve, me urdhër të Ramës, janë mbajtur adoleshentë 15-vjecarë, por edhe burra të moshuar 84-vjecarë”, tha Berisha, i cili shtoi se edhe komisariati nr.1 kishte arrestuar persona, por nuk i kishte keqtrajtuar.



2 Comments

  1. ti je genjeshtar kronik o pleh vucidoli Kete e di gjithe Shqiperia prandaj dhe te urrejne te gjithe pervec ca ceceneve qe bijen era dhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *