• |
ide | kryesore

Ç’po kurdis Dash Shehi: Të mërkurën prezantoj një nismë të re

-Instant, Arkiva, Lajme

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka njoftuar se do të prezantojë të mërkurën një platformë të re të quajtur “PO, për Shqipërinë”.

Në një mesazh të publikuar në Facebook, aleati i Partisë Demokratike dhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar thotë se kjo platformë e re ka karakter politiko-kultural.


“Të dashur miq, së bashku me disa aktivistë të shoqërisë civile, do të prezantoj një platformë të re politiko-kulturale: “PO për Shqipërinë”.
Kjo do të jetë një mënyrë e re e të bërit politikë ndryshe në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” – shkruan Shehi.

4 Comments

  1. Dashi eshte afersisht rreth te 70 vjeteve, e ne kete moshe behet nje analize historike te veprimtarise tende politike e dobishmerine qe ka pasur shoqeria nga ky aktivitet. Por te pretendosh se po krijon nje platforme politike-kulturore eshte po aq e besueshme sa nismat e ketij lloji te Berishes 75-80 vjeçar. Realisht kemi nje shterpesi moral-politik te ketyre individeve qe sot kur PD eshte bere “kasht e koqe” po mundohet qe ti mos i mare rrokullime e saj drejt gremines e po krijojne imazhe te trukuara te figurave te tyre personale si zgjidhje per te ardhmen e kesaj partie ku ata domosdomerisht duhen te jene kryetar. Politikan te deshtuar e qesharak.

  2. Dash Shehi, megjithese ka krijuar perceptimin e njeriut qe i thote gjerat troc dhe ne dialektin tiranas, ka rreth njezet vjet qe ha buke ne politike vec ne saj te perfshirjes ne listat e pd-se. Ai vete si individ apo formacioni i tij politik nuk ka fituar asgje gjate ketyre viteve. Nje gafe e madhe e tij ishte deklarata se nese do te ishte ne dore te tij, vetem ata qe kishin bere gjimnazet ne tirane do te ishin te punesueshem ne administraten shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu