• |
ide | kryesore

Fëmija i pestë bllokon Hazard: Chelsea, Juve e Newcastle refuzohen për arsyen më të pazakontë

-Instant, Sport



Një transferim mund të dështojë për arsye nga më të ndryshmet, nga financiare, te ato që kanë lidhje me objektivat, por deri më sot jo nga lindja e një fëmije. Eden Hazard, i ka bërë gjithnjë gjërat në mënyrë të pazakontë dhe nuk është se do të ndryshojë tani. Belgu ka ndërmend të refuzojë cdo transferim të mundshëm në janar, për arsye familjare. Gruaja e tij, në fakt, është në pritje të fëmijës së pestë dhe çifti dëshiron që fëmija të lindë në Madrid, ose të paktën kështu pretendon shtypi spanjoll.

Sipas Sport, Real Madrid e ka humbur durimin me Hazard, asnjëherë në nivelin e pritshmërive që kur ka mbërritur në Bernabeu në 2019, e duan ta largojnë që në janar. Nuk është e rastësishme deklarata elegante e trajnerit Carlo Ancelotti pas ndeshjes së fundit të Blancos, ku nuk përjashton qendrimin e lojtarit, por as largimin e tij: “U desh pak kohë për të hyrë në ndeshje. Ai doli më mirë në pjesën e dytë. Ai nuk është mësuar të luajë në krahun e djathtë, por nga brenda ka kombinuar mirë me Karim Benzema. Mund të jetë një tjetër armë në gjysmën e dytë të sezonit nëse qendron”.

Megjithatë, problemi i vërtetë tani është bërë shtatzënia e gruas së Eden, që do të thotë se klube si Chelsea, Newcastle, Lille dhe Juventus, duhet të presin të paktën deri në merkaton e verës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *