• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet i moshuari në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme



Gramoz Spahiu 67-vjeç i shpallur në kërkim nga policia për kultivim të lëndëve narkotike është vënë në pranga. Në lidhje me këtë vepër penale Spahiu është dënuar me 4 vite dhe 2 muaj burg nga Gjykata e Fierit. Në pranga është vënë edhe një person tjetër i cili kërkohej për vjedhje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Vihen në pranga 2 shtetas, një prej të cilëve i dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gramoz Spahiu, 67 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 19.10.2020, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *