• |
ide | kryesore

Kim Kardashian dhe Pete Davidson hedhin hapin e rradhës në marrëdhënien e tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë hedhur hapin e radhës në romancën e tyre. Sipas disa të dhënave nga “HollywoodLife”, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, takoi nënën e komedianit të “Saturday Night Live”, Amy gjatë udhëtimit të Kim në New York gjatë fundjavës. Një burim pranë dyshes tha se i gjithë takimi shkoi shumë mirë.

Ndërkohë, disa media të tjera të huaja raportotuan se Pete kishte i prezantuar tashmë nënën e tij me Kim-in disa javë përpara se çifti të shihej në një kinema në vendlindjen e Pete, Staten Island. Një burim i brendshëm zbuloi se Amy dhe motra e Pete, Casey, tashmë kanë dhënë aprovimin e tyre në lidhje me këtë marrëdhënie. Burimi shtoi se ata të gjithë u takuan në Staten Island. Komediani ka një marrëdhënie të ngushtë me Amy dhe Casey. Pete jetoi me nënën e tij për disa vjet në një shtëpi që ata blenë së bashku në Staten Island. Prillin e kaluar, komediani tha se ai ishte zhvendosur nga shtëpia e nënës së tij në shtëpinë e tij.

Së fundmi Kim Kardashian West dhe Pete Davidson kanë shijuar një natë shumë të mrekullueshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Të shtunën në mbrëmje, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” dhe komediani, kaluan kohë së bashku në vendlindjen e Davidson në Staten Island, ku dyshja panë edhe filmin më të fundit të gjigandit kinematografik “Marvel” për “Spider-Man: No Way Home”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *