• |
ide | kryesore

Komplikohet situate për Napolin: Insigne pozitiv me Covid e në izolim

-Instant, Sport

Napoli nuk do të ketë Lorenzo Insigne për ndeshjen ndaj Spezias pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Kapiteni i të kaltërve nuk kishte marrë pjesë në stërvitjen e sotme për shkak të simptomave të lehta të gripit dhe më pas iu nënshtrua një tamponi të shpejtë që kishte dhënë një rezultat të dyshimtë, për këtë arsye sulmuesi kishte bërë edhe atë molekular, i cili dha rezultat pozitiv. Spalletti humbet kështu një armë sulmuese, edhe pse, pas problemit në pulpë që e kishte bërë të humbiste ndeshjen kundër Milanit, Insigne me siguri do ta kishte nisur nga pankina kundër Spezias.


Ashtu si komunikohet nga klubi i Napolit, Insigne “do të kalojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij”.


KOMUNIKATA E DYTË

KOMUNIKATA E PARË


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.