• |
ide | kryesore

Mbështetësi i Berishës godet derën me shkelm, PD: Akt i shëmtuar, Berisha solli në seli trafikantë droge

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas incidentit të ndodhur sot në selinë e PD-së ku një militant i Sali Berishës shkelmoi dhe theu derën, një reagim i fundit ka ardhur nga kjo parti. Në deklaratën e PD, thuhet se sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD.

Më tej theksohet se po tentohet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës, por sipas PD këto janë akte tipike të një celule ilegale.

“Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.” thuhet në reagimin e PD-së.

Deklarata e PD-së vijon me akuza ndaj Sali Berishës, ku sipas tyre ish-kryeministri, ka shkelur mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve.

Deklarata e PD-së:

Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD. Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge. Kjo parti s’ka asnjë lidhje me trafikantët e drogës, as me bosët e krimit të organizuar. Përpjekjet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar, janë akte tipike të një celule ilegale. Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Fyerja e pashembullt nga Sali Berisha drejtuar 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD, shumicës dërrmuese të këtij organi, duke i etiketuar si socialistë, ekstremistë të majtë, enveristë të thekur, është shprehja më e qartë që Sali Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve, interesit të PD dhe jo interesit personal të tij. Është fakt që shumica dërrmuese e Kryesisë së Partisë, e Këshillit Kombëtar dhe e Kuvendit Kombëtar, kanë zgjedhur të ardhmen dhe interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar bunkerizimin e PD për hallet personale të askujt.



18 Comments

  1. Ky eshte specjaliteti i Berishes që e ka future i pari ne politiken pase komuniste dhe me then te verteten te gjith horrate e politikes i kane perdorure keta banditet Fatose Nano ilir Meta Lulzim Basha Edi Rama dhe Sali Berishes eshte krye mafjozi bashke me gjith familen e veta… Edi Rama Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha duhet te dalin para drejtsise urrgjentishte

  2. Do te doja edhe une te godisja fort dhe te hapja te gjitha dyert e PD-se !?
    Zyrat e Partise Demokratike jane te Demokrateve,mjerane dhe duhet te jene te hapura per ta !

  3. O sale burrash me keto e dhjet muhabetin. I mbledh alabaket ku tjene ku mos tjen. Fillo tritolin me shtyllat tani se e kishim harru.

    1. Nje si puna jote gjeti ate çfare kerkoj mbreme,ti je i semure mendor,eja edhe ti e merr nje shperblim aty te banda e njerzeve te lire te ketij vendi qe quhen demokrate te vertete !

  4. Mos ndrroshit bravat dhe sdo ishte thy dera..e thjeshte ska pse indinjohen gazorja dhe lulorja. Sa per sufllaqet qe i vjen keq per deren 🖕🖕🖕thitheni fort se sdini gje tjeter..

  5. Shkova per qoke te Vegelthyeri musabelliu ne oren 00.30 te Hotel Prestigj,çuditerisht aty ishin dhe Veliaj dhe Balla Taulant,koha dhe qendrimi si per vaki deri ne oren 02.50 si shume i takon ?!
    Turpi i kesaj toke te mbulofte tradhtar i ndyre,Lulzim Brava!

  6. Salehu merr vete droge shif si i kane dale syte Qe kur qe mjek ne spital ai merrte rregullisht bipenine dhe damllosej cdo dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *