• |
ide | kryesore

Një San Siro në modelin Wembley: Inter e Milan japin firmën për Krishtlindje

-Instant, Sport



Një stadium i ri, i konceptuar dhe projektuar nga ata që kanë ndërtuar Wembley. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ Milan dhe Inter shumë shpejt do të kenë stadiumin e ri ku do të zhvillojnë ndeshjet e tyre duke nisur që nga viti 2027. Stadiumi i Milanos, i frymëzuar nga Duomo dhe Galleria Vittorio Emanuele II, do të projektohet nga studio Populous, e njohur më mirë si Katedralja. Ky projekt kishte muaj që ishte në avantazh ndaj projektit “Anelli” të Manica-Sportium. Në orët në vijim, ose të paktën para Krishtlindjeve do të vijë edhe lajmi zyrtar.

Populous është një njohje e vjetër e impianteve të sportit. Kjo studio ka projektuar më shumë se 1000 stadiume, duke përfshirë të famshmin Wembley dhe stadiumin e ri të Tottenham. E gjithë cështja tani vërtitet nëse do të jetë një stadium i ndërtuar mbi rrënojat e san siros së vjetër, apo jo. Ekziston hipoteza se impianti i vjetër do të prishet pjesërisht pas Lojërave Olimpike Dimërore 2026, ngjarje që do të zhvillohet në San Siro, për t’u shndërruar në një “distrikt sportiv dhe tregtar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *