• |
ide | kryesore

Omicron, Britania anulon festimet për Vitin e Ri

Arkiva



Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan njoftoi se ngjarjet festive që do të mbaheshin në kryeqytetin britanik në natën e Vitit të Ri janë anuluar për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve për shkak të variantit Omicron.

“Rastet e Covid kanë shënuar nivele rekord në qytetin tonë dhe në të gjithë  Mbretërinë e Bashkuar, prandaj jam i vendosur që të bëj gjithçka që është e mundur për të ndaluar përhapjen e variantit të ri dhe për të siguruar që shërbimet shëndetësore të mos mbingarkohen,”  tha kryebashkiaku në një deklaratë.

“Kjo do të thotë se ne nuk do të organizojmë ngjarjen me 6500 njerëz në sheshin Trafalgar në natën e Vitit të Ri,” shpjegoi ai. “Është shumë zhgënjyese për shumë londinez, por ne duhet të ndërmarrim hapat e duhur për të frenuar përhapjen e virusit, ” tha ai.

Në vend të ngjarjes, BBC do të transmetojë një “show” i cili do t’i referohet ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2021. Londra ka ndjekur shembullin e Parisit, i cili njoftoi të shtunën se do të anulonte fishekzjarrët dhe koncertet në Avenue des Champs-Elysées.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *