• |
ide | kryesore

Pendohet Kryemadhi: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve gabimi im i madh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi thotë se djegia e mandatave nga opozita dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, ishte gabimi më i madh në 4 vitet e fundit. Këtë ajo e ka pranuar në një intervistë në ABC duke shtuar se këto lëvizje e kanë nxjerrë jashtë loje opozitën.

Sa i përket përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike, sipas Kryemadhit, kjo sjell një situatë jo të mirë për shoqërinë dhe për investimet pasi ngjall pasiguri.

“Sot në situatën që është shoqëruar, apo konfliktet brenda partive nuk sjellin një pozitivitet për shoqërinë apo për ekonominë dhe sigurinë për investime. Por nuk mendoj që konfliktet brenda PD, lidhet me atë që po ndodh, se vjen si rrjedhojë çka jemi sot ne.

Shqiptarët sot po bëhen indiferentë ndaj politikës. Roli i opozitës, edhe i imi si drejtuese e LSI, luajti gabim, lëvizje në 4 vitet të gabuar. Sidomos me djegien e mandateve dhe bojkotonin që nxorën jashtë loje opozitën. Duke e nxjerr jashtë çdo lloj kalkulim politik dhe dëmtuan sistemin demokratik” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Deri ne ate moment ishe lepirese e Veliajt edhe ne Bashki.. Ti nuk je asgje, pervecse oportuniste e lekut..

  2. Ju nuk bete gabim qe bojkotuat zgjedhjet sepse me hajdute nuk behen zgjedhje, si dhe plani ishte qe te organizonit popullin, por gabimi fatal i juaj ishte mosnjohja e tradhtareve ne rradhet e juaja, tamam Luli Basha me kompani qe ja u futen duke ju nxjerre jashte loje.

    Gjithashtu kur vraponi mbas lekut si te babezitur keto perfundime do te keni. E shikoni si ju akuzojne morrat e kuq tani “Like floriri” ??!! Si edhe keni humbur besimin e njerzve …. (po cfare besimi do kene njerzit e varfer kur juve keni vila me nga 20 banjo??!!)

  3. Ose gazetaret i raportojne thenjet gabim, ose Monika i lidh fjalet keq. Nuk kane lidhje logjike fjalet dhe fjalite e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *