• |
ide | kryesore

“Shumë lojtarë pozitivë në skuadër”: Salernitana nuk udhëton drejt Udines, friulanët protestojnë: “Ne do jemi në fushë”

-Instant, Sport



Salernitana pas konstatimit të rasteve të shumta pozitive ndaj Covid brenda grupit nuk do të niset për në Udine ku duhet të luante sot në orën 18:30. Këtë e ka bërë të ditur klubi me një komunikatë për shtyp. “U.S. Salernitana 1919, pas pozitivitetit të konstatuar në grupin e ekipit, merr parasysh dispozitat e Salerno ASL që kërkon pezullimin e aktivitetit të ekipit dhe ndalon pjesëmarrjen e tij në ngjarje sportive”. Ndërkohë Udinese ka bërë të ditur se do të jetë rregullisht i pranishëm në fushë sonte në orën 18:30 në Dacia Arena.

KËSHILLI I FIGC E LEGA CALCIO VENDOSIN
Rreth orës 11, nisi Këshilli i FIGC për situatën e korporatës së Salernitanas, por padyshim në tavolinë është edhe çështja e ndeshjes kundër Udineses. Situata po zhvillohet me kundërshti të palëve dhe pas përfundimit të Këshillit të Federatës do të diskutohet për fatin e ndeshjes, në rrezik për Covid, që ka shpëthyer në radhët e kampanëve. Për momentin, nuk pritet asnjë komunikim nga Serie A League për ndeshjen që duket se do të ripropozojë skenarin Juventus-Napoli të tetorit 2020.

UDINESE: “NE SONTE DO TË JEMI NË FUSHË”
Udinese Calcio do të jetë rregullisht i pranishëm në fushë sonte në orën 18:30 në Dacia Arena për ndeshjen e javës së fundit të Serie A, ndaj Salernitanas: lajmin e ka bërë të ditur ANSA nga burime brenda shoqërisë, të cilat nuk kanë dashur të bëjnë deklaratë zyrtare. Sipas asaj që mësohet, duke qenë se nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga Lega Calcio, skuadra – e cila është në grumbullim – do të paraqitet në stadium, së bashku me drejtorin e ndeshjes dhe bashkëpunëtorët e tij, pavarësisht se kampanët nuk janë nisur drejt Udines, të ndaluar nga ASL pas konstatimit të rasteve pozitive me Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *