• |
ide | kryesore

Vendimet e Kuvendit Kombëtar të Berishës, gjykata e Tiranës refuzon dorëheqjen e Agron Zhukrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjyqtari Agron Zhukri, i cili ishte përzgjedhur për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më datë 11 dhjetor, ka dhënë dorëheqjen.

Por pavarësisht dorëheqjes së tij, kjo gjë nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës, duke ia kaluar sërish çështjen me detyrim dhe procedurat e shqyrtimit gjyqësor gjyqtarit në fjalë.


Njoftimi: 
Ju informoj lidhur me kerkesen e depozituar ne gjykate nga ana e Partise Demokratike me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar” ju bej me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar gjyqtar Agron Zhukri. Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kerkesen per heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur “Mospranim i kerkeses”, nga ana e ZV/Kryetarit te Gjykates. Ne keto kushte ceshtja eshte në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, ne pritje per tju nenshtruar proçedurave te shqyrtimit gjyqesor.

Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statuore që u miratuan në Kuvendin e 11 dhjetorit, që u thirr nga ish-kryeministri Berisha.
Nga ana tjetër, edhe kryedemorkati Lulzim Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e PD-së, më 17 korrik.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu